• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Ha çdo gjë që ke në pjatë!” Zakon i mirë apo i keq?!
Home
Shëndet

“Ha çdo gjë që ke në pjatë!” Zakon i mirë apo i keq?!

9 January, 2018 g.autor Shëndet

Mesazhi “Ha çdo gjë që ke në pjatë!” duket se ka qenë dhe vazhdon të jetë një zakon “i mirë” shqiptar, por jo dhe aq. Të paktën në këtë përfundim mund të arrish nëse i hedh një sy një sondazhi të fundit të kryer në Kinë, sipas të cilit, rreth 50 milion ton ushqim në vit përfundon në koshin e mbeturinave, si rezultat i prodhimit apo gatimit me tepricë. Sipas studiueve, nga kjo masë ushqimi e shkuar dëm, mund të ushqehen rreth 20 milion njerëz në vit. Nisur nga ky shqetësim, qindra mesazhe sensibilizuese dërgohen çdo ditë nëpër televizione dhe websit-e të ndryshme, që orientojnë kinezët që të tregohen më të matur me prodhimin dhe gatimin e ushqimeve. “Asnjëherë nuk duhet të gatuhet apo të prodhohet më tepër nga sa mund të konsumohet!”. Madje, qeveria kineze ka nxjerrë ligjin që në çdo restorant, klientët duhet të marrin me vete të paketuar ushqimin që lënë në tavolinë.

Natyrisht, që ky fenomen shqetësues nuk është pjesë e shoqërisë sonë, për aq kohë sa varfëria në vend është në shifra të larta. Prej historisë, dimë që Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë një vend me periudha të arta ekonomike, ku njerëzit të jetojnë dhe të ushqehen shumë mirë. Dikur, në kohën e prindërve tanë, kishte një disiplinë të theksuar të kursimit të ushqimit. Kur ushqimi tepronte në tavolinë (që nuk ndodhte shpesh), ai ruhej për t’u konsumuar në një tjetër vakt. Pa folur për menunë familjare që ishte shumë e dobët, niveli i ulët ekonomik, i bëri prindërit tanë të ishin të matur me shpenzimet dhe konsumimin e tre vakteve të ditës. Akoma më herët, eksploratorja britanike Edith Durham, pas një vizite kryesisht në Veriun e Shqipërisë në vitin 1900, cilësoi mikpritjen, si një nga tiparet dalluese të shqiptarëve . Miku është nderuar gjithnjë në shtëpi dhe qëllimi i përhershëm ka qenë që ai të ndihet sa më komod në shtëpinë e mikpritësit. Pritja dhe nderimi i mikut fillon që kur ai shkel në derën e shtëpisë dhe derisa largohet. Në këtë periudhë, një moment i veçantë i demonstrimit të mikpritjes, ka qenë kur miku ulej në tavolinë. Zakonisht atij i rezervohej vendi në krye të tavolinës dhe merrte atributet e kryefamiljarit. Kjo do të thoshte që miku kishte pjatën më të madhe, me ushqim të bollshëm. Ajo që i servirej në tavolinë, duhet të konsumohej e gjitha, përndryshe kjo shkaktonte zemërim tek mikpritësi, pasi ky i fundit do të mendonte se mikut nuk i ka pëlqyer gatimi dhe për më tepër, mikpritësi kishte sakrifikuar në racionin e vet të ushqimit, vetëm që miku të largohej i ngopur.

Ky zakon “i mirë” ka lenë gjurmë në Shqipëri edhe në ditët e sotme. Jo vetëm në rastin kur në shtëpi kemi të ftuar një mik, por në përgjithësi, në edukatën e familjeve tona dominon ende mentaliteti se pjata që mbushet, nuk mund të kthehet mbrapsht pa u konsumuar i gjithë ushqimi që ndodhet në të. Pavarësisht gjendjes së stomakut, pjata para tavolinës duhet të konsumohet e gjitha, sepse në këtë mënyrë, njerëzit bëhen të shëndetshëm… Veçmas, është mëkat të hedhësh poshtë ushqimin!

Ndonëse nuk jemi ende në stadin e Kinës apo shteteve të tjera të zhvilluara, ku ushqimi tepron aq shumë sa mund të hidhet në kosh, të paktën duhet të ndryshojmë edukatën e të ushqyerit. Është e pasjellshme dhe jo e tolerueshme të imponosh tjetrin të hajë më shumë se ç’dëshiron dhe akoma më tepër të shpërdorojë dhe të hedhë ushqimin. Ironikisht, nëse dikur kishte mungesë të ushqimit në tavolina dhe pjatat, asnjëherë nuk mbeteshin me ushqim brenda, për shkak të masës së vogël të konsumit, sot sërish pjatat duhet të mbeten bosh për shkak të keqedukimit ushqimor!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 4 gabimet që duhet të shmangni kur gatuani në tigan jo ngjitës
Previous article Si ta ndaloni takikardinë në më pak se një minutë

g.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT