Pep Guardiola nuk e di nëse Manchester City mund të fitojë Ligën e Kampionëve, por ka paralajmëruar kundërshtarët se skuadra e tij është shumë më e fortë se vitin e kaluar dhe se do të luftojë shumë për ta ngritur në qiell trofeun e madh.
“Nuk e di nëse do ta fitojmë Champions Leaguen. Synimi ynë është të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar. Ekipi është shumë më efikas dhe duhet të jemi kështu nëse duam trofeun”, deklaroi Guardiola.
“Baseli ka bërë paraqitje të mira në fazën e grupeve. Janë kundërshtar i mirë. Do të hasim vështirësi ndaj tyre”, shtoi Guardiola.
Baseli dhe Manchester City do të përballen të martën në orën 20:45.