Është zbuluar topi i Champions League për pjesën e mbetur të kësaj gare. 1/16-at e Champions League, çerekfinalja, gjysmëfinalja dhe finalja do të zhvillohen me top krejtësisht tjetër nga faza e grupeve.
UEFA tashmë ka zbuluar topin, me të cilin do të luajnë skuadrat nga dita e nesërme ku faza eliminuese nis me ndeshjet Juventus – Tottenham dhe Basel – Manchester City.