• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRUPI I BAJRAVE/ Ekstradohet nga Holanda i “FORTI” i Shkodrës, vrau në gjumë…
Home
Aktualitet
Kronikë

GRUPI I BAJRAVE/ Ekstradohet nga Holanda i “FORTI” i Shkodrës, vrau në gjumë…

27 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Ekstradohet nga Holanda Behar Bajri (Rustemi) 39-vjeç, një prej pjesëtarëve të grupit Bajri.

Ekstradohet nga Holanda Behar Bajri (Rustemi) 39-vjeç, një prej pjesëtarëve të grupit Bajri. Më 20 qershor 2002 Behar Bajri vrau 15-vjeçaren me të cilën  ishte fejuar prej tre muajsh. Madje pas kësaj ngjarje Behar Bajri detyroi të largohet jashtë shtetit edhe familja e Fabiolës. Ai i kërcënoi se do t’i zhdukte në rast se ata nuk largoheshin vetë nga qyteti i Shkodrës.

Vrasja e Fabiolës u zbulua për shkak të pozicionit të plumbit që kishte marrë poshtë parakrahut. Prova e fortë që fundosi Bajrat ishte pistoleta, e cila rezultoi se ishte e njëjta që ishte përdorur edhe për vrasjen e Arben Tuzit. Me këtë të fundit familja Bajri kishte konflikte të vazhdueshme, të cilat kishin shkuar deri në përleshje me armë apo dhe me vrasje.

Njoftimi i plotë

Bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me Partnerët në luftë kundër krimit të organizuar vuri në pranga në Hollandë një prej pjestarëve të grupit kriminal “Bajri”.

Po në kuadër të bashkëpunimit Interpol Tirana ekstradoi nga Hollanda 39 vjeçarin nga Shkodra.

Nga Specialistët e Zyrës Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Hollandë drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar :

B.B. alias B. R. 39 vjeç, lindur  në Shkodër.

Shtetasi B. B.,  ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 76, 22, 25, 278/2, 197, 25,109/b, 333/a, 334 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi B. B.,  alias B. R., është anëtar i grupit kriminal “Bajri”, i cili në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal janë autorë të një sërë veprash penale .

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Hagë/Hollandë, u bë i mundur arrestimi i tij në Hollandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËSHON NJË BATUTË PËR ZIZUN PAS FITORES/ Simeone: Nuk ka mundësi që të mos...
Previous article BRENDA KLINIKËS SË TMERRSHME/ Ja si është qepur koka e një gruaje në trupin e një mashkulli

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues Aktualitet

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT