Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha në një intervistë për Euronews Albania se ishte ndjerë jo mirë kur deputetët e Partisë Demokratike grisën fletët e votimit, aq më tepër kur e gjitha filloi nga një zonjë.
E para që grisi fletën e votimit për kryetaren e re të Kuvendit ishte Flutura Açka. Nikolla tregoi se kishte pritshmëri komplet ndryshe për të dhe figurën që ajo përfaqëson.
“U ndjeva jo mire, ligshtë do thosha, teksa shikoja kolegët e mi, zonja dhe zotërinj të zgjedhur nga populli për t’i përfaqësuar ata, në një skenë që nuk ishte etike. U ndjeva keq posaçërisht kur rasti e deshi për fat të keq që e para që e bënte këtë veprim të ishte një zonjë, Flutura Açka. Unë kisha pritshmëri krejt të tjera për çfarë ajo përfaqëson,” – u shpreh Nikolla.


