Greqia shton masat kundër pandemisë së koronavirusit duke vendosur karantinën për të gjithë pasagjerët ndërkombëtarë.
Masat aktuale, ndër to edhe mbyllja e doganës së Kapshticës, janë shtyrë deri në 8 shkurt.
Ndërsa autoritetet greke bëjnë me dije se të gjithë pasagjerët që mbërrijnë nga fluturimet ndërkombëtare duhet të kryejnë 7 ditë karantinë në një shtëpi të caktuar prej tyre, apo në një rezidencë provizore greke, raporton newsbomb.al.
Pasagjerët gjithashtu duhet të kenë rezultat negativ të testit për Covid-19 si dhe të japin informacione për qëndrimin dhe lëvizjen. Gjithashtu Greqia ka pezulluar fluturimet nga disa shtete si Turqia dhe Spanja.