• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GRABITJA/ Ministrja Balluku: “Kutia e Pandorës” u hap, kinezët vetëm kanë “vjelë para nga ne dhe qytetarët
Home
Politikë

GRABITJA/ Ministrja Balluku: “Kutia e Pandorës” u hap, kinezët vetëm kanë “vjelë para nga ne dhe qytetarët

11 April, 2019 F.autor Politikë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar ërish në lidhje me grabitjen e miliona eurove në Rinas.

Ajo tha gjatë një konference për shtyp, se faji është i koncesionarit kinez, i cili nuk ka marrë asnjë masë, pavarësisht thirrjeve të organeve mbikëqyrëse për të rritur sigurinë.

Balluku tha se tashmë është hapur “Kutia e Pandorës” dhe gjithçka do të sqarohet.

“Ngjarja e 9 prillit është një ngjarje e përsëritur, por fatkeqësisht edhe më e sofistikuar nga keqbërësit në krahasim me herët e tjera, çka sjell cënimin e sigurisë kombëtare dhe saj ndërkombëtare, pasi aviacioni civil nuk ka kufi. 

Përsëris qëndrimin dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të zgjidhur një herë e përgjithmonë një problem madhor, të cilin e kemi trajtuar me kujdes dhe konform normave dhe rregullave që aviacioni kërkon.

Fatkeqësisht gjetjet dhe detyrat që i janë lënë kompanisë koncesionare dhe këtu po i referohem vetëm periudhës nga korriku 2016, pas grabitjes së parë në pistën e këtij aeroporti, kanë rënë në vesh të shurdhër.

Masat e marra kanë qenë sipërfaqësore dhe të pamjaftueshme.

Masat e marra nga koncesionari i TIA kanë qenë sa për të  kaluar radhën dhe për të vazhduar qetësisht vjeljen e kësaj kontrate të gabuar që në gjenezën e saj.

Kontratë kjo që nuk i ka lënë hapësirë shtetit shqiptar për të penalizuar kompaninë kineze dhe për ta bërë atë të ndërgjegjshme për dëmin që i ka krijuar Shqipërisë. 

Të ardhurat dhe taksa për pasagjerë prej 3 eurosh që kompania vjel, nuk u përdoren për investime serioze për pasagjerët.

S’po ndalem sot në detajet e kushteve të munguara në këtë aeroport, i vetmi aeroport ndërkombëtar për momentin, pasi Kutia e Pandorës është hapur dhe do të kemi kohë plot për të sqaruar mungesën e kushteve dhe detyrimeve për cilësinë e shërbimeve që kompania nuk plotëson.

Këto të ardhura nuk janë përdorur as për të rritur sigurinë e aeroportit, ashtu siç është kërkuar nga organet mbikëqyrëse.

I vetmi investim që kompania kineze ka për zemër, janë parkingjet.

Ti shtojë ato dhe të vjelë fitime të lehta, duke harruar kush është objekti kryesor i sipërmarrjes së tyre në Shqipëri”, tha Balluku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET/ Rama, nuk kursen ironinë për Bashën: Deri në 2021 mund të përmirësojnë edhe selfiet nga vetura
Previous article REFORMA NË DREJTËSI/ Kryeministri: Ç’peshq ishin këta që u larguan nga sistemi i…

F.autor

Postime të ngjashme

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT