Në fjalën e tij në Parlament, Kryeministri ka folur dhe për akuzat e opozitës së reforma në Drejtësi është e kapur dhe se nuk po pastrohen peshqit e mëdhenj.
Për gjatë fjalës në Parlament, Rama ka thënë se reforma në Drejtësi ka përjashtuar nga sistemi deri tani 60 gjyqtarë dhe prokurorë, që sipas tij e kanë liruar vendin nga një peshë e madhe.
Janë të vegjël? Ç ‘peshq kanë pasur ata mbi shpatullat e këtij vendi dhe sa e kanë penguar këtë vend të bëjë një luftë me krimin dhe korrupsionin në proceset hetimore apo gjyqësore?
Dhe përgjigja është shumë e qartë, e kanë penguar jashtëzakonisht shumë duke vënë precedentë të rrezikshme që janë kthyer në normë e duke e kthyer pandëshkueshmërinë në normë.
Mbi 60 gjyqtarë e prokurorë të përjashtuar nga sistemi, që do të thotë se një peshë e madhe është hequr dhe një lehtësim i madh i është bërë procesit të funksionimit të institucioneve të pavarura të drejtësisë”, theksoi Rama.


