Grabitja e Rinasit hyri menjëherë në listën e ngjarjeve më tronditëse në vend. Milionat e vjedhura nga grabitësit u bënë shpejt kryefjala e mediave, politikës e qytetarëve.
E megjithatë, duket se pati një indiferentizëm sa i përket shkuarjes deri në fund të ngjarjes nga ana e medias e jo vetëm.
Shumë prej tyre, fajësonin qeverinë në motive të pakuptimta. Vetëm një ditë pas grabitjes, AlpeNews.al publikoi lajmin e mediave greke për autorin Admir Murataj. Kliko këtu
Po ashtu, në varrimin e këtij të fundit nuk kishte asnjë foto, e asnjë media shqiptare të pranishme, siç do bëhej në çdo rast tjetër vrasjeje në Shqipëri.
Të parat foto i pamë nga lajmi i gjermanes “Bild” e cila me anë të gazetarëve të saj kishte bërë të mundur sigurimin e pamjeve nga ceremonia.
E gjitha kjo, ngjason më shumë me një “luftë” brenda llojit ku edhe njëherë politika ia arrin të përçajë atë që konsiderohet lajm.
Edhe njëherë tjetër, lajmi u mor i “gatshëm” nga mediat e huaja.
Përgatiti: AlpeNews.al



