Grabitja e ndodhur një ditë më parë, ku u vodhën 10 milione euro në aeroportin e Rinasit, duket të kete shqetësuar edhe vendin fqinj, Greqi.
Në një artikull të botuar mbremjen e djeshme, ato bejne me dije se personi që mbeti i vrarë gjate grabitjes është Admir Murataj. Ky emër jo vetëm qe eshte i njohur por edhe lidhet me po një tjetër grabitje në Rinas, atë të vitit 2015. Lexo këtu
Pjesë nga artikulli:
I arratisuri i burgut të Trikala-së, hajduti i vdekur në Tiranë
Ra i vdekur nga plumbat e policisë gjatë vjedhjes në aeroportin e Tiranës i njohur nga autoritetet greke është një nga pjesëmarresit në vjedhjen në Tirane i cili vdiq gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Bëhet fjale për MURATAJ ADMIR i cili eshte një nga 10 te arratisurit e rrezikshem të burgut të Trikala-se (GREQI) në 2013.
Mbas arratisjes në 16 Maj 2013 ai ka kryer një tjeter vjedhje në bankën e Lamia-s bashkë me nje patriot të vetin, vjedhje e cila kaloi shifrën e 1 milion euro.
Megjithatë nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia shqiptare mbi identitetin e personit. Kujtojmë se i vrari kishte vendosur maskë që të dukej si qeros kur ne te vërtetë nuk ishte./AlpeNews.al



