• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITEN 1.4 TON KOKAINË NË BELGJIKË/ Grupet e Dubait nisin ‘luftën’, mes tyre edhe shqiptarë
Home
Aktualitet
Kronikë

GRABITEN 1.4 TON KOKAINË NË BELGJIKË/ Grupet e Dubait nisin ‘luftën’, mes tyre edhe shqiptarë

7 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një vjedhje e 1400 kilogramëve kokainë në portin e Antëerpit, Belgjikë ka çuar në pengmarrje, sulme dhe të shtëna në mjedisin kriminal në Holandë, Belgjikë dhe Dubai prej javësh.

Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për një ngarkesë që ishte në një kontejner në një kamion që është grabitur në rajonin kufitar më 29 gusht 2024 nga kriminelë të maskuar si oficerë policie.

Droga ishte në pronësi të dy grupeve të kriminelëve famëkeqe në Holandë që operojnë nga Dubai, teksa të përfshirë ishin edhe shqiptarë, serbë e brazilianë. Ndërkohë raportohet se nje nga investitorët në transport thuhet se është familja e Ridouan Taghi.Dyshohet se transportuesi u torturua pasi mbërriti në vendin e rënë dakord pa sasinë e kokainës dhe pranoi se kishte luajtur një lojë të dyfishtë. Në Belgjikë, persona të mundshëm të përfshirë u arrestuan gjatë kontrolleve, duke përfshirë ‘Zotte Hakim ‘ el M.

Atij iu gjetën uniforma të policisë gjë që ka ngritur dyshime se ai mund të ketë qenë i përfshirë në grabitje. E.M., është arrestuar së bashku me dy të dyshuar. Më 6 shtator të muajit të kaluar shtëpia e tij u sulmua.

Mësohet se pjesë nga droga e vjedhur kanë dalë në treg në Holandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, gjë që ka shkaktuar zemërimin e porositësve. Në Holandë dhe Dubai, kriminelët e lidhur me grabitësit u morën peng dhe u abuzuan.

Në Dubai, një burrë nga Amsterdami rreth të tridhjetave u mbajt i burgosur, me gojën e lidhur dhe u keqtrajtua rëndë për orë të tëra. Më pas ai u lirua nga Policia. Shtëpia e një të afërmi në Wormerveer u qëllua pasi një banor i Amsterdamit raportoi marrjen peng dhe sulmin në Dubai. Holandezi konsiderohej një ndërmjetës për tregtarët e drogës.

Në Rijsenhout dhe Hoofddorp, u qëllua në shtëpinë e ish-pronarit Gaby H. në shtëpinë e një të besuari të H. në Aalsmeer.

Më pas, një kriminel u mbajt peng në Utrecht për ditë të tëra. Ai gjithashtu dyshohet se u abuzua dhe u lirua pas më pak se një jave pasi kishte dhënë informacionin rrëmbyesve të tij. Një tjetër kriminel i njohur në Utrecht thuhet se u mbajt fillimisht peng, pasi ai ofroi ‘blloqe’ nga grumbulli i kokainës për shitje.

Kriminelët u mbajtën për periudha të shkurtra në Roterdam, Marok dhe Dubai, shkruan Het Parool. Në Marok, bëhet fjalë për tre pengje marokenë, njëri prej të cilëve është ende i rrëmbyer. Po ashtu raportohet se dy ndërtesa u sulmuan në Roterdam dhe ka pasur incidente edhe në Hagë, pasi dyshohet se në vjedhje janë përfshirë edhe kriminelë që ushtronin veprimtarinë në këtë qytet./Crimesite.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "POPULLI SHKUN ÇDO TIRANI"/ Salianji “u jep zemër” demokratëve nga burgu: Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre
Previous article KOSOVA HEQ KUFIZIMIN E IMPORTIT TË MALLRAVE NGA SERBIA/ Kurti: Do të ketë kontrolle të shtuara

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT