Një sasi e madhe droge është sekuestruar në mesnatë.
Operacioni është bërë në Bolonja, Itali, ku në pranga është vendosur një shqiptar 33 vjeç.
Bëhet fjalë për një aksion policor ku janë sekuestruar 6 kilogramë kokainë e pastër.
Shqiptari 33-vjeçar mësohet se ishte korrieri që po transportonte drogën.
Ai ishte rezident në Treviso.
Arrestimi i tij është bërë gjatë një kontrolli rrugor.
Ai është kapur ndërsa po transportonte 6 kilogramë kokainë të pastër.
Droga ishte ndarë në pako dhe e fshehur poshtë sediljeve të makinës.
I riu është dërguar në qeli dhe është në pritje të masës së sigurisë.
Sipas medias italiane, i riu është një korrier i nivelit të mesëm.
Droga ishte e destinuar për sheshet e Bolonjës, ku do të shitej në doza.


