• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITJA E KALNEVE MAFIOZE SHQIPTARO-ITALIANE/ Ky është oficeri i Antiterrorit, i arrestuar! Igli Haxhiaj akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor e shpërdorim detyre
Home
Breaking News

GODITJA E KALNEVE MAFIOZE SHQIPTARO-ITALIANE/ Ky është oficeri i Antiterrorit, i arrestuar! Igli Haxhiaj akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor e shpërdorim detyre

27 November, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ky është oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestuar pas goditjes së klaneve të mafies shqiptare të përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë.Oficeri i Antiterrorit është arrestuar pasi akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga SPAK në bashkëpunim me palën italiane.

Igli Haxhiaj dyshohet për disa vepra penale si nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Mësohet se në aksionin e përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK është goditur mafia shqiptare, e cila sipas mediave italiane, është përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt shtetit fqinj.

Bazat raportohet se ishin në Rovato dhe Palazzolo, sipas hetimeve të Policisë së Breshias.

Transportimi i drogës dhe operacionet e mëvonshme të trafikimit ishin në duart e klaneve shqiptare.

Prokuroria italiane ka lëshuar 22 masa sigurie, ku 8 persona janë arrestuar në Breshia. Ndërkohë në total 49 persona janë marrë nën hetim, 46 prej të cilëve shqiptarë.

Giornale di Brescia raporton se u sekuestruan afërsisht 3 milionë euro, të ardhurat të përfituara nga aktivitete të paligjshme të klaneve shqiptare.

Sipas hetuesve, droga gjeneroi fitime prej afërsisht 12 milionë eurosh. Kokaina mbërriti në Itali nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina nga Shqipëria.

Nga hetimi u zbulua se shoferët e autobusëve që nuk ishin në dijeni se po transportonin drogë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS U MERRNI VETËM ME DEPUTETËT..."/ Erion Braçe: Hetoni pasurinë e drejtorëve të Tatimeve dhe të Doganave
Previous article "NJË KAFE KUR TË MBAROSH"/ Erion Isai paraqitet në SPAK, u mor i pandehur pak kohë më parë

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT