• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MOS U MERRNI VETËM ME DEPUTETËT…”/ Erion Braçe: Hetoni pasurinë e drejtorëve të Tatimeve dhe të Doganave
Home
Politikë

“MOS U MERRNI VETËM ME DEPUTETËT…”/ Erion Braçe: Hetoni pasurinë e drejtorëve të Tatimeve dhe të Doganave

27 November, 2025 s.autor Politikë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar që në ligjin për kontrollin e pasurisë të përfshihen edhe drejtorët e institucioneve të rëndësishme si Tatimet dhe Doganat.

Braçe, nga Komisioni i Ekonomisë, ku po flitej për projektligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, teksoi se është e drejtë të vendosen kufizime për deputetët, por jo deri në ekstrem, sidomos kur ata deklarojnë të ardhurat e tyre. Ai solli shembullin e deputetëve që vijnë nga zona rurale dhe që kanë tokë për të administruar.

“Ka deputetë që vijnë nga zonat rurale, kanë hektarë tokë dhe duhet të bëjnë hyzmetin e tyre. Pse duhet të marrin punëtorë dhe të dalin si bejlerë që shfrytëzojnë krahun e punës? Ka gjëra që duhen kufizuar, por nuk mund të shkojmë në ekstrem. Për sa kohë deklaron të ardhurat, çdo gjë është e qartë,” u shpreh Braçe.

Ai kritikoi faktin që kategori të caktuara të administratës, si drejtuesit e Tatimeve dhe Doganave, nuk përfshihen në ligjin aktual për kontrollin e pasurisë. “Nuk janë këto të Tatimeve dhe Doganave atje. Nëse i fusim këtu, duhet t’i çojmë edhe atje. Të gjithë turren tek deputeti, po ujku vazhdon atje që të than,” tha ai.

Braçe u ndal edhe tek dallimet mes përgjegjësive të deputetëve dhe drejtorëve të institucioneve qeveritare, duke theksuar se një drejtor që ka menaxhuar tendera dhe fonde publike për vite, nuk mund të ketë vetëm një vit kohë të ndaluar për t’u punësuar në sektorin privat.

“Një deputet nuk është njësoj si një drejtor rregullatori, AMP, AK, që menaxhon interesa të drejtpërdrejta. Apo nuk është i njëjtë me një drejtor i një agjencie ekzekutive qeveritare. Nuk dua të përmend emra, se s’dua të krijoj konotacione negative. Por një vit deputeti dhe një vit drejtori që prej 10 vitesh ka menaxhuar interesa të drejtpërdrejta, në cilindo sektor, tendera, e me radhë, nuk shkon ndalimi. Kur kemi diskutuar këtë gjë në komision që u krijua në Parlamant në fillim të këtij viti, kemi diskutuar për të mbrojtur veprimtarinë aktuale të secilit drejtues në momentin që del.

Kemi pasur një ide për atë që del. Të lësh një drejtor që ka menaxhuar miliona euro, vetëm një 1 vit pa punësuar në një kompani private në sektorin që ka mbuluar, nuk shkon! Ka drejtues, sidomos në ekzekutiv, të cilët mund të shfazohet në kohë. Koha e konfliktit të tyre të interesit nuk mund të ngelet 1 vit për të gjithë. E dyta gjë që kam. Ka disa përcaktime këtu që meritojnë zhvillim deri në fund. Mënyra e jetesës e kuptoj shumë qartë, vjen nga atje përtej. Se tjetri…atë po i thoja një kolegut tonë. Ka pantallona me arna që janë me mode dhe mund të bëjnë dhe 400-500 euro.

Si do të përcaktohet kjo gjë? Deputetit këtu i ndalohet që të kryejë çdo lloj aktiviteti tjetër, përveç mësimdhënies, që të japë mend. Tani jam dakord! Ka deputetë që vinë nga zona rurale dhe ka një hektar tokë dhe duhet t’i bëjë hyzmetin asaj gjëje. Të marr punëtorë ai? Që ja si shfrytëzon deputeti krahun e punës?! Tani që të shkohet në ekstrem, nuk ka sens. Përsa kohë ai deklaron dhe të ardhurat. Shikoni, kemi futur këtu disa kategori që nuk janë në ligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurve. Këta të Tatimeve dhe Doganave nuk janë athe, Nëse i fusim këtu, duhet ti fusim dhe atje. Se nuk bën sens gjëja. Të gjithë turren; deputeti, deputeti, por vazhdon ujku atje, të than.”, tha ai

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALEN NDËRTIMET/ Mbi 200 leje ndërtimi të miratuara në 3 muaj, kryeson Tirana
Previous article GODITJA E KALNEVE MAFIOZE SHQIPTARO-ITALIANE/ Ky është oficeri i Antiterrorit, i arrestuar! Igli Haxhiaj akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor e shpërdorim detyre

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT