• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITI EFEKTIVIN E POLICISË RRUGORE/ Shpallet në kërkim Armand Basha, i njohur si DJ MIND
Home
Aktualitet
Kronikë

GODITI EFEKTIVIN E POLICISË RRUGORE/ Shpallet në kërkim Armand Basha, i njohur si DJ MIND

30 September, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një tjetër efektiv policie është dhunuar në krye të detyrës, ndërsa autor kësaj radhe është një personazh i njohur publik. Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Armand Bashën, i njohur ndryshe si DJ MIND, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një efektivi në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur pak ditë më parë, konkretisht në 23 shtator, pranë Liqenit të Thatë në Tiranë. Dy efektivë policie, në zbatim të detyrës, po plotësonin disa masa administrative, për shkak se disa makina kishin bllokuar rrugën në afërsi të restorant Tiku&Mato.

Sipas raportimeve, në këtë moment, Armand Basha, i njohur publikisht si DJ MIND në lokalet e natës, del dhe ofendon punonjësit e policisë. Edhe pse nuk ishte gjobitur personalisht, Basha ka vijuar me ofendime ndaj efektivëve, ndersa në një moment ka goditur me grusht njërin prej tyre.

Nga dhuna e ushtruar, efektivi i Policisë rrugore është plagosur rëndë në pjesën e fytyrës dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Pas sulmit, komisariati nr 1 ka vënë në lëvizje patrullat e policisë për të gjetur Dj Mind, i cili nuk është dorëzuar në polici sot e kësaj dite.

I skeduar për dhunë në familje

Dj Mind, ose Armand Basha, nuk është person i panjohur për policinë, pasi ai është i skeduar në polici edhe më herët për dhunë në familje.

Tashmë ai është shpallur në kërkim nga për kryerjen e veprave penale: goditje për shkak të detyrës, si dhe kundërshtim i forcave të policisë.

Dhuna ndaj policisë, dënohet deri më 7 vjet burg

Sipas nenit 236 të Kodit Penal, Kundërshtimi që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Kush ka informacion mbi vendodhjen e autorit të veprës penale, Armand Basha, të kontaktojë në numrin pa pagesë të Policisë së Shtetit, 112.

Fenomeni tronditës

Dhuna ndaj efektivëve të policisë është kthyer në një fenomen shqetësues në Shqipëri. Në media ka patur disa raportime ku “ të fortët” ngrenë dorën ndaj policisë së shtetit.

Rasti më tronditës, ndodhi vetëm dy ditë më parë, ku 21 vjeçari Aldi Rama, vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, pas një aksioni antikanabis që viktima zhvilloi në periferi të Lezhës./Gazetashqip/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CEREMONIA TE "MURI I KUJTESËS"/ Çuçi: Saimir Hoxha, një tjetër motiv që Policia e Shtetit të vijojë të luftojë krimin
Previous article "ZHVILLIM POZITIV"/ Presidentja e KE-së: Marrëveshja e arritur në Bruksel e mirë për mbarë rajonin, tani dialogu duhet...

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT