• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
CEREMONIA TE “MURI I KUJTESËS”/ Çuçi: Saimir Hoxha, një tjetër motiv që Policia e Shtetit të vijojë të luftojë krimin
Home
Politikë

CEREMONIA TE “MURI I KUJTESËS”/ Çuçi: Saimir Hoxha, një tjetër motiv që Policia e Shtetit të vijojë të luftojë krimin

30 September, 2021 s.autor Politikë

“Saimir Hoxha është një tjetër motiv që ju, punonjës të Policisë së Shtetit, të vijoni të luftoni me kurajo krimin”. Kështu shprehet ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në një shënim në faqen e tij në Facebook pas ceremonisë për vendosjen në “Murin e Kujtesës” të yllit të oficerit të policisë të rënë në krye të detyrës.

Çuçi inkurajon më tej trupën e Policisë së Shtetit të vijojë punën në përballjen me paligjshmërinë duke theksuar se s’ka rrugë tjetër përveçse në këtë përballje të jemi ne fitimtarë.
Më poshtë mesazhi i tij i plotë.

Nuk ishte dashur që “Murit të Kujtesës” këtu në Ministrinë e Brendshme t’i shtohej sot një yll tjetër. Të them ishte e tepërt, mbase është pak. Sot nderuam njeriun që njësoj si 224 kolegët e tij të rënë ndër vite në krye të detyrës, dorëzoi jetën për sigurinë, për ëndrrat dhe të ardhmen tonë të përbashkët. E di se çfarëdo nderimi që t’i bëjmë Saimir Hoxhës, me siguri që nuk është i mjaftueshëm për të zbutur zemrën e bërë gur të familjes, të të afërmve të tij, miqve dhe kolegëve që punuan me të në Policinë e Shtetit. Saimir Hoxha është një tjetër simbol i sakrificës më të lartë që mund të bëjë një punonjës i Policisë së Shtetit. Ai e pagoi shtrenjtë detyrën, i dha atë që s’ka çmim; jetën. Prandaj ne përulemi me mirënjohjen më të lartë para tij. Saimir Hoxha është një tjetër motiv që ju, punonjës të Policisë së Shtetit, të vijoni të luftoni me kurajo krimin. Nuk jeni vetëm në këtë luftë të vazhdueshme për të përmbushur me sukses këtë detyrë të lartë që keni marrë përsipër të kryeni. Keni mbështetjen e familjeve shqiptare, keni mbështjen tonë absolute dhe forcën që ju jep ligji. Me kokën lart dhe besimin brenda vetes se nuk ka rrugë tjetër përveçse të jemi ne fitimtarë në këtë përballje, le të punojmë për një Shqipëri më të sigurt për fëmijët tanë, për të ardhmen e përbashkët të Atdheut tonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA NDËRKOMBËTARE E PËRKTHIMIT/ QKLL-ja ngre atelienë e parë, ku do të trajnohen përkthyesit e rinj
Previous article GODITI EFEKTIVIN E POLICISË RRUGORE/ Shpallet në kërkim Armand Basha, i njohur si DJ MIND

s.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT