• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
DITA NDËRKOMBËTARE E PËRKTHIMIT/ QKLL-ja ngre atelienë e parë, ku do të trajnohen përkthyesit e rinj
Home
Kulturë

DITA NDËRKOMBËTARE E PËRKTHIMIT/ QKLL-ja ngre atelienë e parë, ku do të trajnohen përkthyesit e rinj

30 September, 2021 s.autor Kulturë

Dita Botërore e Përkthimit është kremtuar sot në Tiranë me ngritjen e ateliesë së parë të përkthimit, ku do të trajnohen përkthyesit e rinj nga frëngjishtja në shqip. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Shqipëri, përmes një programi të dedikuar, do t’i japë zë zhvillimit mes dy kulturave.

E pranishme në ceremoninë e prezantimit të kësaj atelieje përkthimi, ishte zv/ambasadorja e Francës në Shqipëri, Claire Nantier, e cila u shpreh se raportet historike në fushën e librit mes Shqipërisë dhe Francës kanë qenë të shkëlqyera dhe se ky program synon t’i zhvillojë më së miri ato. Profesor Edmond Tupja u shpreh se ky program është një nismë, e cila duhet të realizohet edhe në gjuhë të tjera.

“Po ikën një brez, i cili i ka dhënë shumë kulturës shqipe përmes përkthimit. Është koha të punojmë për krijimin e një brezi të ri përkthyesish”, tha Tupja. “Sot është një ditë e rëndësishme për kulturën botërore. Është një ditë, e cila i lidh më shumë kulturat me njëra-tjetrën, por dhe që na kujton rëndësinë që ka njohja më së miri e vlerave tona të përbashkëta. Unë do të doja ta nisja fjalën time për këtë ditë me një nderim për të gjithë ata shqipërues që në vite kanë ndërtuar me punën dhe jetën e tyre një histori të përkthimit shqip. Vepra dhe puna e tyre ishte një model emancipimi për shoqërinë shqiptare, duke hapur dritaret e vogla drejt zhvillimit, sepse përkthimi nuk është vetëm gjuhë, ndjesi, mendim, por edhe zhvillim”, u shpreh drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli.

Sipas saj, “përkthimi, komunikimi mes gjuhëve ka qenë një prioritet i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit që në ditët e saj të para. Programet e përkthimit, por dhe kooperimet ndërkombëtare, kanë pasur vetëm një synim, të bëjnë të pranishëm librin dhe kulturën shqiptare në gjuhë e kultura të tjera”. Rexhep Hida, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, u shpreh se ka nevojë për nisma të tjera konkrete për të rritur ndikimin e librit shqip në botë.

 

foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Farsa e "kukullës" së radhës, ku ndryshon rasti i Evi Kokalarit nga ai i Lulzim Bashës!
Previous article CEREMONIA TE "MURI I KUJTESËS"/ Çuçi: Saimir Hoxha, një tjetër motiv që Policia e Shtetit të vijojë të luftojë krimin

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt Kulturë

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT