• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Farsa e “kukullës” së radhës, ku ndryshon rasti i Evi Kokalarit nga ai i Lulzim Bashës!
Home
Ekskluzive

Farsa e “kukullës” së radhës, ku ndryshon rasti i Evi Kokalarit nga ai i Lulzim Bashës!

30 September, 2021 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Pas takimit që ajo pati sot edhe me Ilir Metën, nuk ka më asnjë dyshim, se Evi Kokalari është “Lulzim Basha” e re për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ose administratorja e re e deleguar prej tyre, për të qenë nesër formalisht, në krye të asaj pjese të opozitës që ata përfaqësojnë tashmë. Kjo lëvizje ka formalizuar ndarjen e dy grupeve opozitare, ku njëra drejtohet nga Lulzim Basha dhe tjetra ka si “lidere” të re Evi Kokalarin.
Kjo lëvizje në skakierën e shahut politik, i ka dhënë ndoshta një mësim të panjohur, edhe ambasadores së SHBA më Tiranë që e takoi Evi Kokalarin para se ajo ta formalizonte këtë lëvizje. Duke përdorur një hile “alla shqiptare”, Evi Kokalari përdori fotografinë e qytetares amerikane gjatë takimit me Yuri Kim në Tiranë, si pasaportën e saj të re për të kaluar traun e doganës së kufirit të ambicjeve të saj politike.
Përveçse me aureolën e njëriut të oborrit të republikanëve të Donald Trump, ajo veshi me këtë rast edhe mantelin e njeriut që ndryshe nga Sali Berisha, nuk ka kundërshtimin e administratës zyrtare të Joe Biden. Kur kapi “në befasi” kryediplomaten amerikane në Shqipëri, që ka mbajtur flamurin e çmontimit politik të Sali Berishës pas shpalljes së tij “non grata” nga Departamenti i Shtetit, vetëm sa mund ta imagjinoni “bombën” që ka rënë pas kësaj në oborrin e SHQUP!
Lulzim Basha ka përballë një kundërshtare të re politike brenda llojit, e cila ka përkrahjen e mbështetjen direkte të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me sa duket, në luftën për lidershipin zyrtar të PD në veçanti dhe opozitës shqiptare në përgjithësi. Evi Kokalari u ngrys deri dje mbrëmjeve nëpër ekranet e televizioneve shqiptare, duke u mbirë me skype nga SHBA në çdo shtëpi shqiptare, për tu gdhirë një ditë të bukur si kjo e sotmja, kandidatja zyrtare për të sfiduar Lulzim Bashën.
Të gjithë ata që kishin ëndërruar për ta vrarë Lulzim Bashën politikisht, me duart e Sali Berishës dhe me mbështetjen në prapaskenë të Ilir Metës, duhet të rikthehen me këmbë në tokë. Ata kanë sot vetëm dy rrugë: Ose do të mbështesin Evi Kokalarin, për ti dhënë asaj fronin e lideres së re të opozitës, ose duhet të gjejnë një mënyrë tjetër për të përmbushur ambicjet e tyre politike në kushtet kur nuk mund të bashkohet dot më as edhe me Lulzim Bashën.
Ironi e gjithë kësaj historie, është se Sali Berisha po zhvillon një tur takimesh nëpër Shqipëri me Evi Kokalarin në krah, duke i kërkuar falje demokratëve që u solli në krye Luzim Bashën pa i pyetur fare. Ndërkohë që po bën po të njëjtën gjë, duke u sjellë sërisht në krye dhe duke ua vendosur direkt e në krye të qoshes, Evi Kokalarin.
Ndryshimi mes të dyja zgjedhjeve është se, Lulzim Bashën ua solli nga Kosova me rekomandimin e fëmijëve, ndërsa Evi Kokalarin nga SHBA me rekomandimin duket të lobistëve! Lulzim Basha erdhi nga Prishtina për tu bërë më 2005 Princi i ri i së djathtës, në mënyrë që të mësohej me intrigat e oborrit dhe luftën për pushtet, para se të vendoste mbi kokë kurorën e “Mbretit”. Ndërsa Evi Kokalari u hodh me parashutë, për të gjetur në Tiranë këpucën e Hirushes, pa e fshehur ëndrrën me “Mbretëreshë”.
Në të dyja rastet demokratët nuk i pyeti kush. Ata thjeshtë janë vendosur nga Sali Berisha, përpara faktit të kryer. As Lulzim Basha e as Evi Kokalari, nuk u bënë vetë liderë përmes meritokracisë, por ata thjeshtë janë të përzgjedhurit e Sali Berishës. Ata janë të “emëruarit” e tij në krye të PD, për hallin e vet personal, pa vullnetin e të djathtëve shqiptarë.
Herën e parë, me zgjedhjen e Lulzim Bashës, kjo skemë përfundoi si tragjedi për Sali Berishën. Ndërsa herën e dytë, historia dihet që përsëritet gjithmonë, thjeshtë si komedi.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA NË PD/ Gjikondi: Fjalimi i Kokalarit skandaloz, ajo nuk është George Bush që...
Previous article DITA NDËRKOMBËTARE E PËRKTHIMIT/ QKLL-ja ngre atelienë e parë, ku do të trajnohen përkthyesit e rinj

F.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve Aktualitet

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive Aktualitet

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT