Ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Elbasan. Goditet me shishe birre në kokë, vdes i moshuari në Elbasan.
Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në një lokal në lagjet e këtij qyteti. Një 70 vjeçar ka ndërhyrë për të ndarë dy persona që po grindeshin mes tyre, por dikush e ka qëlluar me shishe birre në kokë dhe ai ka rënë pa ndjenja në dysheme.
Të moshuarit i është dhënë ndihma e parë por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të traumës së rëndë dhe hemorragjisë cerebrale.
Por sipas Drejtorisë së Policisë nuk ka pasur asnjë raportim për një ngjarje të tillë në polici.


