• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITET BANDA E TRAFIKUT TË DROGËS/ Ja çfarë ndodhi me “kapon” e saj  (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

GODITET BANDA E TRAFIKUT TË DROGËS/ Ja çfarë ndodhi me “kapon” e saj (EMRI)

30 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Shqiptari Arbër Cekaj i akuzuar për trafikun e mbi 600 kg kokainë në Shqipëri e i arrestuar pak kohë më parë në Gjermani, akuzohet se është dhe drejtuesi i një grupi kriminal i shkatërruar pak orë më parë në Itali që trafikonte kokainë nga Shqipëria drejt qytetit Novara .

Zbardhja e këtij trafiku droge u bë pas arrestimit më 2017 të një korrieri shqiptar droge e rrëfimit të tij.

Policia italiane e Novarës ka ekzekutuar gjatë natës (28-29  korrik 2019) operacionin e koduar “Fshatari” i cili ka çuar në ekzekutimin e urdhër arrestimit ndaj 26 personave të akuzuar për trafik droge të tipit kokainë nga Shqipëria në Itali.

Në pranga janë vënë 19 persona e 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. 14 prej të arrestuarve banonin në qytetin e Novarës e 7 prej tyre janë shtetas shqiptarë, 6 italianë e 1 shtetas maroken.

Operacioni “Fshatari” ka marr emrin nga nofka, me të cilën thirrej një nga anëtarët e këtij grupi trafikantësh që kishte përgjegjësi për magazinimin e lëndës narkotike në Novara.

Hetimet e operacionit kanë nisur dy vite më parë, më 2017 pas arrestimit të një shtetasi shqiptar me 3 kg kokainë e 1 pistoletë. Pak muaj pas arrestimit ai ka vendosur të bashkëpunoj me forcat e policisë e rrëfimi i tij ka ndihmuar në zbardhjen e një trafiku kokaine që jo vetëm tranzitonte në qytetin e Novarës, por dhe kishte një qendër magazinimi në këtë qytet.

Kokaina e cilësisë së pastër 95% trafikohej nga Kolumbia në Shqipëri e më pas transportohej në Novara. Kokaina furnizonte tregjet e shitjes së saj jo vetëm në Novara, por dhe në Alessandria, Bustio Arsizio, Massa Carrara e Pavia.

Autoritetet italiane informojnë se kryetari i këtij grupi kriminal ishte shqiptari i arrestuar në Gjermani për trafikimin në Shqipëri të mbi 600 kg kokainë.

Ky grup kriminal trafikonte drejt Italisë sasi të konsiderueshme kokaine që çdo rrugë shkonte nga 5-10 kg, me vlerë përfitimi qindra mijëra euro.

Shqiptari i arrestuar në Novara më 2017 nga ku nisën dhe hetimet e këtij operacioni është Elton Shano, 38 vjeç, banues në Casalvolone, i cili u arrestua së bashku të dashurën e tij  G.S, një shtetase rumune 24 vjeçare, në operacionin e koduar “Koka e Krishtlindjes”.

Në çantën e  Elton Shanos u gjetën 2 kg kokainë, ndërsa në garazhdin e tij u gjetën 1 kg tjetër kokainë, 1 pistoletë,  e disa instrumente për përgatitjen e konfekisionimin e dozave të kokainës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UELLSIANI DREJT LARGIMIT NGA "BERNABEU"/ Gareth Bale ofertë joshëse nga një tjetër klub kinez, ja rroga "faraonike"
Previous article PRANON SE PO I MUNGON FUTBOLLI/ Mourinho deklaron: Jam gati për tu rikthyer...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT