• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITET BANDA E “SKIFTERAVE”/ Ja si i kryenin SHQIPTARËT vjedhjet, kishin menduar…
Home
Aktualitet
Kronikë

GODITET BANDA E “SKIFTERAVE”/ Ja si i kryenin SHQIPTARËT vjedhjet, kishin menduar…

28 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Dje, policia italiane ka arritur të shkatërrojë 3 grupe shqiptarësh që merreshin me grabitje të apartamenteve në Milano dhe rrethina. Sipas mediave italiane, 17 personat e arrestuar tashmë dhe të dërguar në burg janë të gjithë shqiptarë.

Vjedhjet dhe tentativat e vjedhjeve janë kryer të gjitha në katër muajt e fundit dhe në provincat e Milanos. Të akuzuarit për vjedhje janë anëtarë të 3 bandave të ndryshme, por herë pas here ata bashkëvepronin dhe madje edhe shkëmbenin anëtarë.

Nga të dhënat e karabinierëve, rezulton se shqiptarët kanë kryer ose kanë tentuar të kryejnë saktësisht 23 vjedhje në Milano, një në Monza dhe Brianza, 1 në Breshia, 8 në Komo, 4 në Kremona, 3 në Lecco, dhe 17 në Vareze.

Hajdutët e dyshuar hynin nëpër shtëpi kryesisht natën, madje edhe në kohën që në banesa ishin  pronarët. Arrestimet janë kryer në provincat e e Milanos, Monza dhe Brianza dhe Varese me urdhër të prokurorit publik në Monza. Ndaj 17 shqiptarëve rëndojnë akuza të ndryshme që nga vjedhje në shtëpi, vrasje në tentativë, pranim dhe posedim ilegal të armëve dhe municioneve.

Në njërin rast, pranë Castellanza, jo larg Varesës, një nga grupet kriminale pas një vjedhjeje dhe ikjeje u përlesh me policë. Pas kësaj, karabinieria lokale punoi për të çmontuar grupin. Disaa prej të arrestuarve kishin menduar që në ditën e arrestimit të ktheheshin në Shqipëri.

Hetuesit arritën që të identifikojnë shqiptarët edhe falë kamerave të sigurisë në qendra tregtare. Me anë të regjistrimeve dhe patrullave që bënin policët, u identifikuan të gjithë anëtarët e bandës. Në këtë aksion u konfiskuan edhe armë, dy pistoleta, një revolver 357 magnum dhe një kalibër gjysmë-automatik 9×21 me 11 municione të kalibrit të ndryshëm, që rezultuan të vjedhur. Përpos kësaj, u kapën edhe makina të dyshuara të vjedhura, si dhe 2 mijë euro, si dhe mallra të tjera që besohet se janë të vjedhura po ashtu.

Të arrestuarit janë dërguar në paraburgim në Monza. Në fakt, duhet të arrestoheshin 20 persona, por 3 kishin ikur në Shqipëri përpara ndalimeve. Pesë nga 17 të burgosurit ishin gati të iknin dhe u bllokuan në rrugë. Dy të tjerë tashmë ishin dëbuar nga Italia. Policia po heton nëse banda e shqiptarëve mund të ketë kryer edhe vjedhje të tjera të ndodhura më herët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAVARËSISHT BLLOKIMIT TË MERKATOS/ Lampard nuk i do te Chelsea këta dy mesfushorë
Previous article I AKUZUAR PËR 2 VRASJE/ Ekstradohet nga Holanda numri 2 i grupit “Bajri”

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT