• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Godita 4 herë me vezë drejt Ramës”, deputeti i PD flet pas përjashtimit nga seanca
Home
Shqipëri

“Godita 4 herë me vezë drejt Ramës”, deputeti i PD flet pas përjashtimit nga seanca

12 April, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Klevis Balliu, deputet i PD-së ishte një prej të përjashtuarve nga seanca e sotme plenare pasi me kolegët e tij demokratë hodhën miell, letra e vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Por për të folur për këtë situatë aspak të zakontë në parlament, Balliu ka qenë sot në rubrikën “Opinion” në News24.

Ai tha se ka qëlluar 4 herë me vezë në drejtim të Ramës dhe ministrit Bushati. Sipas tij, veprime të tilla njihen në demokraci dhe kanë ndodhur edhe në vende të tjera por se nuk ka ndodhur kurrë që një ministër të qëllojë opozitën, raporton “BalkanWeb”.

“Ky është thjesht vazhdimi i irritimit të qytetarëve, që do vazhdojë në rrugë dhe në parlament. Arrestimet politike dhe pa prova të qytetarëve. Për sa kohë kjo qeveri nuk i hap veshët dhe nuk i dëgjon qytetarët do përballet me opozitën në parlament dhe me qytetarët”, tha Balliu.

Ju jeni tek momenti ku qëllohet me miell?
Po, ishin dhe një seri deputetësh të tjerë.

E kishit paramenduar këtë veprim të opozitës?
Nuk do të ketë asnjë mënyrë për të ndaluar rebelimin e qytetarëve. Ne jemi deputetë të PD por përfaqësojmë qytetarët. Për çdo veprim konsultohemi me qytetarët. Ajo lëvizje aty është irritimi i qytetarëve dhe si duhet të sillemi me një qeveri ilegjitime.

Çfarë kishit me vete?
Vezë dhe miell.

Sa herë ke goditur me vezë?
Rreth katër herë, në drejtim të kryeministrit dhe zotit Bushati.

Organizime të tilla njihen në demokraci. Në Itali ka pasur drejt qeverisë së Berlusconit dhe Renzit. Ka pasur dhe në Greqi dhe në Francë. Por nuk ka pasur kurrë goditje të një ministri ndaj opozitës. Është i vetmi ministër i jashtëm në të gjithë botën që ka goditur opozitën. Janë sende që nuk dëmtojnë njeri. Janë për të shprehur në mënyrë simbolike se çfarë përfaqësojnë ata në qeveri.

Ka pasur parapërgatitje nga ju deputetët?
Ne kishim menduar që qeveria do duhej të përjashtonte Ramën për gjuhën fyese. Dhe bëmë këtë kërkesë. Pasi parlamenti nuk pranoi ta përjashtonte ky ishte reagimi ynë, përgjigjja jonë.

Sot janë përjashtuar tre deputetë të opozitës sepse kanë goditur këtë kryeministër sepse sulmuan me miell dhe me vezë. Por nuk përjashtohet kryeministri që i krahasoi shqiptarët me organin gjenital. Kjo është e papranueshme për deputetët e opozitës sepse përfaqësojnë qytetarët. Ne jemi në mbështetje të tyre.

E kishit vendosur dje?
Ishte diçka që ishte diskutuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIELL VEZË DHE UJË NË PARLAMENT/ Sot në 18:00 mblidhet Byroja për përjashtimin e tre deputetëve
Previous article Dita e Kamer Qakës, shokët i bëjnë surprizën e madhe (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT