• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYQI PËR LEONARD DUKËN/ I akuzuari deklarohet i pafajshëm, nëna e Santiago Malkos kërkon dënim me vdekje: Më vrau djalin në mes të rrugës
Home
Breaking News

GJYQI PËR LEONARD DUKËN/ I akuzuari deklarohet i pafajshëm, nëna e Santiago Malkos kërkon dënim me vdekje: Më vrau djalin në mes të rrugës

19 January, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pritet të shpallë më 21 janar, në orën 11:45, vendimin për çështjen ndaj Leonard Dukës, për të cilin SPAK ka kërkuar dënimin me 32 vite burg.

Gjatë seancës, avokatja mbrojtëse Melina Gjeta i cilësoi konkluzionet e SPAK si të pabazuara në prova dhe në ligj. Sipas saj, dosja hetimore përmban vetëm deduksione të ndërtuara mbi një proces të paplotë dhe të paragjykuar, të mbështetur kryesisht në raportime mediatike.

Mbrojtja vuri në dyshim dëshminë e Blendi Tetës, duke theksuar se ai ka deklaruar para gjykatës se është kërcënuar dhe vënë nën presion nga Policia e Shtetit dhe persona të tjerë, çka sipas avokates përbën shkelje të rënda ligjore dhe e bën dëshminë të pavlefshme. Sipas saj, pretendimet e Tetës konfirmohen edhe nga dëshmia e të bashkëpandehurit Ilir Selmani, i cili ka deklaruar se janë dhënë 500 mijë euro për të “fundosur” vëllezërit Duka.

Avokatja Gjeta kundërshtoi gjithashtu motivin e pretenduar të vrasjes, duke theksuar se dy plagosjet për të cilat dyshohet se kanë lidhje me viktimën Santiago Malko janë ende pa autor dhe procedimet janë pezulluar. Sipas saj, prokuroria nuk mund të përcaktojë autorësi për ngjarje që nuk janë zbardhur nga organet kompetente.

Në seancë u kundërshtua edhe përdorimi i transkripteve të aplikacionit Sky, të cilat mbrojtja i cilësoi si prova të paligjshme, që cenojnë lirinë dhe fshehtësinë e korrespondencës. Sipas saj, përgjimi nga autoritetet franceze ka qenë masiv dhe jo i orientuar, ndërsa identifikimi i kodeve është bërë në mënyrë jo profesionale dhe jashtë procedurave standarde. Vetë Leonard Duka ka deklaruar para gjykatës se nuk ka përdorur aplikacionin Sky.

Nga ana e tij, Leonard Duka u shpreh i pafajshëm, duke deklaruar se ndaj tij nuk ekziston asnjë fakt konkret dhe se çështja është e montuar për ta dëmtuar. “Kam besim te drejtësia,” tha ai para trupit gjykues.

Ndërkohë, nëna e viktimës Santiago Malko deklaroi para gjykatës se Leonard Duka është përgjegjës për vrasjen e djalit të saj. Ajo kërkoi dënimin maksimal për të pandehurin, duke u shprehur se nuk kërkon burgim të përjetshëm, por dënim me vdekje.

Vendimi i GJKKO-së për këtë çështje pritet të shpallet më 21 janar, në orën 11:45.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUA KOHË TË NJIHEM ME AKTET..."/ Gjykata rrëzon kërkesën e avokates së Veliajt, shtyhet gjyqi
Previous article TRAGJEDIA HEKURUDHORE NË SPANJË/ Rëndohet bilanci i viktimave, 39 persona kanë humbur jetën

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT