• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDIA HEKURUDHORE NË SPANJË/ Rëndohet bilanci i viktimave, 39 persona kanë humbur jetën
Home
Nderkombetare

TRAGJEDIA HEKURUDHORE NË SPANJË/ Rëndohet bilanci i viktimave, 39 persona kanë humbur jetën

19 January, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Transportit i Spanjës, Oscar Puente, e ka cilësuar si “jashtëzakonisht të çuditshëm” aksidentin e rëndë hekurudhor që ndodhi të dielën në Andaluzi, ku humbën jetën të paktën 39 persona. 

Sipas të dhënave të publikuara nga El Pais, rreth 70 persona të tjerë mbetën të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, pasi vagonët e fundit të një treni Iryo, i cili ishte nisur nga Malaga me destinacion Madridin, dolën nga shinat pranë Adamoth. Si pasojë, një tren tjetër i kompanisë Renfe, që lëvizte në drejtim të kundërt, u përplas me vagonët e dalë nga shinat. 

Duke folur për shkaqet e mundshme të aksidentit, ministri Puente theksoi se ato mbeten ende të panjohura dhe se zbardhja e plotë e ngjarjes do t’i lihet Komitetit të Hetimit të Aksidenteve Hekurudhore. Ai shprehu habinë për rrethanat e tragjedisë, duke vënë në dukje se treni Iryo ishte pothuajse i ri, vetëm katër vjeç. 

Gjithashtu, Puente nënvizoi se linja hekurudhore ku ndodhi aksidenti ishte rinovuar plotësisht në maj të vitit 2025, në kuadër të një investimi prej 700 milionë eurosh, ndërsa segmenti ku ndodhi përplasja është një pjesë e drejtë e linjës. 

“Ky është një aksident jashtëzakonisht i çuditshëm; të gjithë teknikët dhe ekspertët janë të tronditur”, deklaroi ministri. Sipas tij, hetimi pritet të zgjasë të paktën një muaj për shkak të kompleksitetit të çështjes. “Komiteti është i pavarur dhe do të hedhë dritë mbi shkaqet, në mënyrë që të kuptojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur”, përfundoi ai. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYQI PËR LEONARD DUKËN/ I akuzuari deklarohet i pafajshëm, nëna e Santiago Malkos kërkon dënim me vdekje: Më vrau djalin në mes të rrugës
Previous article E TRISHTË/ 16 vjeçarja humb jetën në spitalin e Shkodrës, dyshohet për..

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT