• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYKATA KUSHTETUESE/ Kuvendi shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant
Home
Aktualitet
Drejtësi

GJYKATA KUSHTETUESE/ Kuvendi shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant

23 September, 2020 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Kuvendi i Shqipërisë ka rishpallur hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e “vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të mbarimit para afatit ligjor të mandatit të z. Fatos Lulo.

Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:

–         të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

–         të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;

–         të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;

–         të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;

–         të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

–         të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.

Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara më sipër, duhet të plotësojë edhe këto kritere:

–         të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i  së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;

–         të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;

–         të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.

Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:

–         vjetërsisë në profesion;

–         përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;

–         kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;

–         treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;

–         ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;

–         informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

–         Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant;

–         Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/e-mail);

–         Fotokopje të kartës së identitetit;

–         Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërtetohet përmbushja e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

–         Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.

–         Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.  Formulari gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Gattuso fikson mesfushorin e Inter, nisin negociatat! Lojtari i thotë "po" Napolit
Previous article DALIN SHIFRAT E COVID-19/ Humbin jetën TRE persona, ja sa të INFEKTUAR ka në 24 orët e fundit

F.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT