• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYKATA E LARTË, SOT SHQYRTOHEN 8 KANDIDATË/ KLGJ do të vlerësojë… (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

GJYKATA E LARTË, SOT SHQYRTOHEN 8 KANDIDATË/ KLGJ do të vlerësojë… (EMRAT)

18 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas tre anëtarëve të parë që u dekretuan dhe tashmë janë anëtarë të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, Sokol Sadushi dhe Ervin Pupe, vijon procesi për plotësimin e vakancave në këtë organ të rëndësishëm të drejtësisë.KLGJ

Për këtë qëllim, Këshilli i Lartë Gjyqësor mblidhet sot për të shqyrtuar 8 kandidatura për 6 pozicione në Gjykatën e Lartë. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, KLGJ-ja bëri të ditur se do të bëhet vlerësimi i kandidatëve Klodian Kurushi, Sokol Ibi, Albana Boksi, Alma Hicka, Klodiana Veizi, Manjola Xhaxho, Gentian Medja dhe Sokol Ngresi.

Procesi i verifikimit të kandidatëve pritet të marrë kohën e tij, dhe pritshmëritë e kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagami, janë që brenda vitit 2020 Gjykata e Lartë të bëhet me 10 anëtarë, nga 19 që do të duhet të ketë sipas përcaktimeve kushtetuese në ndryshimet që u bënë në vitin 2016 në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Ndërkohë, ky ritëm në plotësimin e Gjykatës së Lartë u kontestua nga deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve gjatë raportimit të drejtueses së KLGJ-së, Naureda Llagami. Sipas kreut të këtij Komisioni, Manja, plotësimi i vakancave në Gjykatën e Lartë lidhet drejtpërdrejt edhe me Gjykatën Kushtetuese dhe se për këtë shkak duhet të vijojë me një tjetër ritëm.

Pas miratimit të Reformës në Drejtësi, Gjykata e Lartë tashmë do të përbëhet nga Kolegji Civil, Kolegji Penal dhe Kolegji Administrativ. E ndërkohë, sa i përket kritereve në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, ai/ajo zgjidhet nga radhët e gjyqtarëve me të paktën 13 vjet përvojë në ushtrimin e profesionit.

Po ashtu, një e pesta e gjyqtarëve në këtë gjykatë përzgjidhet mes juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë si avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, juristë të nivelit të lartë në administratën publike apo edhe në të tjera fusha të jurisprudencës.

KANDIDATËT

Klodian Kurushi
Sokol Ibi
Albana Boksi
Alma Hicka
Klodiana Veizi
Manjola Xhaxho
Gentian Medja
Sokol Ngresi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOGJI FLAMURIN SHQIPTAR NË MES TË SARANDËS/ Shpallet në kërkim minoritari Manol Vito
Previous article "JAM GJYQTARJA MË E NDERSHME NË REPUBLIKË"/ Sot, vendimi për Fatmira Hajdarin

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se... Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT