• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJUMI NDIHMON NË PASTRIMIN E TRURIT NGA TOKSINAT? Studimi i ri hedh poshtë këtë hipotezë
Home
Shëndet

GJUMI NDIHMON NË PASTRIMIN E TRURIT NGA TOKSINAT? Studimi i ri hedh poshtë këtë hipotezë

19 May, 2024 s.autor Shëndet

Ndërsa ne flemë, truri i nënshtrohet një pastrimi të madh për të asgjësuar produktet e mbeturinave qelizore të grumbulluara gjatë ditës. Lëngu cerebrospinal, një lëng që furnizon sistemin nervor kujdeset për të, në një punë që gjatë natës lehtësohet. Është një nga gurët themelorë të neuroshkencës, i cili duket se shpjegon pse, në mungesë të gjumit, ne luftojmë për të kujtuar apo edhe për të koordinuar lëvizjet.

Në studimin e publikuar në “Nature Neuroscience”, një grup neuroshkencëtarësh nga Imperial College London ndoqën lëvizjet e lëngut cerebrospinal në trurin e minjve në tre faza të ndryshme; kur kafshët ishin zgjuar dhe aktive, kur flinin dhe kur ishin nën anestezi të përgjithshme.

Falë një gjurmuesi fluoreshent, ata vëzhguan lëngun që rrjedh nga zgavrat në të cilat prodhohet, barkushet cerebrale, dhe derdhet në zona të ndryshme të trurit. Kur minjtë flinin ose pushonin nën anestezi, lëvizja dhe qarkullimi i lëngut cerebrospinal u reduktua çuditërisht me 30% dhe 50%, respektivisht, krahasuar me rrjedhën e vërejtur te minjtë vigjilentë.

Shkencëtarët dyshojnë se ajo që ata panë mund të shtrihej edhe tek gjitarët e tjerë, përfshirë njerëzit. Nëse do të ishte kështu, do të thoshte se sistemi i pastrimit të mbetjeve të trurit është veçanërisht efikas kur jemi aktivë; por duhet të rishikohen edhe se disa teori mbi funksionin e gjumit dhe rolin e mungesës së gjumit në favorizimin e disa sëmundjeve.

Ekzistojnë teori të ndryshme se pse ne flemë dhe pastrimi i shtuar i mbeturinave nga truri mund të mos jetë arsyeja kryesore. Për më tepër, duke qenë se ekziston një lidhje midis mungesës së gjumit dhe disa formave të demencës si sëmundja e Alzheimerit, është hipotezuar vazhdimisht se mungesa e gjumit të mjaftueshëm mund të favorizojë shfaqjen e demencës; ose, anasjelltas, se vështirësia për të fjetur është një nga simptomat e para të kushteve të tilla si Alzheimer. Ritmet e rregullta të gjumit mund të largojnë rrezikun e demencës për shkak të faktorëve të tjerë përveç pastrimit të trurit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE ARRATISUR NGA BURGU NË GREQI/ Arrestohet shqiptari "i rrezikshëm" në kërkim që nga viti 2011
Previous article GJEORGJI/ Protestuesit thirrje ligjvënësve të mbështesin veton e Presidentes

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT