• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJEORGJI/ Protestuesit thirrje ligjvënësve të mbështesin veton e Presidentes
Home
Nderkombetare

GJEORGJI/ Protestuesit thirrje ligjvënësve të mbështesin veton e Presidentes

19 May, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Qindra protestues u mblodhën të shtunën në mbrëmje jashtë parlamentit të Gjeorgjisë. Ata u bënë thirrje ligjvënësve që të tërheqin të ashtuquajturin “ligj rus” pasi Presidentja Salome Zourabichvili i vuri veton projektligjit.

Nëse hyn në fuqi, mediave dhe organizatave jo qeveritare që marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë, do t’u kërkohej që të regjistrohen si agjentë të huaj. Qeveria thotë se organizatat që marrin fonde nga jashtë u shërbejnë interesave të një fuqie të huaj.

Presidentja tha të shtunën se ligji bie ndesh me Kushtetutën dhe “të gjitha standardet evropiane” dhe shtoi se “duhet të shfuqizohet”.

Partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ka një shumicë të mjaftueshme për të rrëzuar veton e Presidentes Zourabichvili dhe pritet gjerësisht që ta bëjë këtë lëvizje gjatë ditëve të ardhshme.

Qeveria gjeorgjiane këmbëngul se ligji është në mbështetje të transparencës dhe synon të frenojë atë që e quan ndikim të huaj dhe të dëmshëm në vendin prej 3.7 milionë banorësh.

Shumë gazetarë dhe aktivistë gjeorgjianë e kundërshtojnë ashpër këtë cilësim, duke thënë se aktualisht ata janë subjekt i kërkesave për kontroll dhe monitorim.

Dhjetorin e kaluar Bashkimi Evropian i ofroi Gjeorgjisë statusin e vendit kandidatit.

Zyrtarët e BE-së dhe udhëheqësit perëndimorë kanë shprehur vazhdimisht shqetësimet e tyre lidhur me projektligjin, si dhe dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJUMI NDIHMON NË PASTRIMIN E TRURIT NGA TOKSINAT? Studimi i ri hedh poshtë këtë hipotezë
Previous article "LOKALIZUAM SINJALIN E TELEFONIT TË NJË PREJ ANËTARËVE TË EKUIPAZHIT"/ Forcat e Armatosura të Iranit: Po lëvizim drejt zonës...

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT