• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJOBA E MBYLLJE AKTIVITETI/ Policia me “dorë të hekurt” në Tiranë, e pësojnë disa pronarë lokalesh
Home
Sociale

GJOBA E MBYLLJE AKTIVITETI/ Policia me “dorë të hekurt” në Tiranë, e pësojnë disa pronarë lokalesh

17 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Policia e Tiranës ka gjobitur me 3 milionë lekë pronarët e tre lokaleve në kryeqytet, pasi nuk ka respektuar masat kundër koronavirusit.

Gjithashtu, është gjobitur me 1 milion lekë pronari i një restoranti, asi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Ndërkohë, përveç gjobës, policia ka mbyllur për një periudhë 6-mujore njërin prej lokaleve, pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID – 19.

Evidentohen katër raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë.

Ndëshkohen me nga 3.000.000 lekë gjobë tre shtetas dhe me 1.000.000 lekë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar dy ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë u kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve RR. XH. dheH. H., masën administrative 3.000.000 lekë secilit.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, i kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë, shtetasit H. I., pronar i një restoranti, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Po në vijim të kontrolleve sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5,kanë ndëshkuar me masë administrative 3 milion lekë, dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, subjektin me pronar shtetasi R.C., pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA NË KAPSHTICË E QETË/ Autobusët drejt Greqisë me dy-tre pasagjerë. Nga sot lejohet kalimit vetëm i 300 shtetasve të pajisur me…
Previous article LISTA/ Shtetet ku shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht dhe ku iu kërkohet karantina e tamponi

Delo.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT