• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJKKO RRËZON SPAK/ Rihetoni tre gjyqtarët që shpëtuan nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin
Home
Aktualitet
Drejtësi

GJKKO RRËZON SPAK/ Rihetoni tre gjyqtarët që shpëtuan nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin

6 January, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendos të mos pranojë kërkesën e Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) për pushimin e çështjes të gjyqtarëve që ndryshuan vendimin për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg për vrasjes e 4 policëve në Durrës në vitin 2009. Gjyqtarja Miljana Muca i kërkoi SPAK të rihetojë tre gjyqtarët e Apelit që i pranuan gjykimin e shkurtuar Dritan Dajtit.

Për gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Vlorë, Skënder Damini, Petrit Aliajn gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër, ka nisur procedimi për veprën penale korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë,  dhe shpërdorim të detyrës.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij. Por me vendimin e Apelit të tre gjyqtarëve që i pranuan gjykimin e shkurtuar, rrjedhimisht e shpëtuan atë nga burgimi i përjetshëm dhe dënimi u ul në 25 vjet heqje lirie.

Tre gjyqtarëve të Apelit që shpëtuan Dajtin nga dënimi përjetë iu kontrollua banesat në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Lezhë. Në banesën e Skënder Daminit në Tiranë, policia gjeti një vlerë monetare rreth 17 mijë euro si dhe disa municione luftarake. Çështja për fishekët e gjetur në banesë është transferuar në Prokurorinë e Tiranës, ku rezulton se ai kishte një armë me leje që e ka dorëzur, por nuk kishte dorëzuar fishekët.

Gjatë marrjes në pyetje, tre gjyqtarët kanë mohuar që të jenë përfshirë ne veprimtari kriminale. Ata kanë shtuar se vendimi është marrë në zbatim të ligjit dhe se nuk kanë marrë asnjë kërcënim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIRUS GRIPI NË EUROPËN PERËNDIMORE DHE RAJON/ ISHP apel qytetarëve: Ja si duhet të veproni në këto ditë të ftohta
Previous article ISHTE PARKUAR NË.../ Sulmohet për herë të dytë makina e Fatos Lubonjës

F.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT