• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJKKO I CAKTON MASËN “DETYRIM PARAQITJE”/ Reagon Beqaj: Kam rezerva serioze për vendimin, por nuk do ta ankimoj…
Home
Breaking News

GJKKO I CAKTON MASËN “DETYRIM PARAQITJE”/ Reagon Beqaj: Kam rezerva serioze për vendimin, por nuk do ta ankimoj…

18 November, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së, e cila i caktoi masën e detyrimit të paraqitjes, por edhe pengimit për të dalë jashtë vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Beqaj shkruan se nuk ka pranuar të ankimojë vendimin, pavarësisht se këtë ia kanë sugjeruar.

Ai thekson se në fund të gjithë procesit, emri i tij do të pastrohet nga çdo akuzë, që siç shkruan është e pabazuar.

Reagimi i Ilir Beqajt:

Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas kthimit tim nga një udhëtim pune jashtë vendit, jam kontaktuar nga oficerë të SPAK/BKH, të cilët kërkuan paraqitjen time në mjediset e tyre, për të më komunikuar dhe dorëzuar një kopje të vendimit të datës 16.11.2023, të gjyqtarit të posaçëm, z. Erjon Bani, dhënë në bazë të kërkesës së bërë nga vetë organi i Prokurorisë, nëpërmjet të cilit ishte vendosur që për nevoja të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020, që lidhet me çështjen e quajtur te sterilizimit, ndaj meje të merrej masa e sigurimit “detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Edhe pse kam rezerva serioze lidhur me disa aspekte të vendimit në fjalë dhe avokatët e mi, në identifikim të një sërë shkeljeve procedurale dhe materiale që në këtë fazë të procesit më kanë sugjeruar ankimimin e këtij vendimi, unë kam vendosur të mos e ankimoj këtë vendim dhe ti nënshtrohem me vullnet të plotë kërkesave dhe garancive që ky proces hetimor kërkon për zhvillimin e tij normal dhe të rregullt. Disponibiliteti im karshi zbardhjes sa më parë të së vërtetës së kësaj çështje shkon përtej kufizimeve të lirive të mia vetjake dhe madje përtej një afati normal kohor, tashmë disa vjeçar.

Përpos kësaj, për të garantuar integritetin e procesit hetimor dhe për të shmangur çdo keqinterpretim të mundshëm të ndikimit tim si zyrtar në këtë proces, kam vlerësuar gjithashtu që të ndërpres angazhimin tim aktual si drejtues i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Unë shpresoj që kjo çështje të zgjidhet shpejt dhe në mënyrë të plotë, duke vënë drejtësinë dhe të vërtetën mbi çdo paragjykim dhe sulm politik. Besoj fort që ajo çka kemi arritur me sterilizimin ka qenë një domosdoshmëri dhe më e mira e mundshme që ne mund të bënim në realizimin e një objektivi të tillë ambicioz si kujdesi per shendetin e shqiptareve. Besoj fort që në fund të këtij procesi emri im do të pastrohet përfundimisht nga çdo akuzë e pabazuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "O SA MIRË QENË..."/ Suksesi i Shqipërisë pushton mediat, por në Serbi e bëjnë skandal, kapen pas bluzës së Ramadanit
Previous article LUFTA/ Qeveria izraelite ra dakord për furnizimin me karburant në Gazë, OKB hedh poshtë deklaratën

s.autor

Postime të ngjashme

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë Aktualitet

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve Aktualitet

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT