• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GJK TË KTHEJË NË ZYRË VELIAJN”/ Rama: Hapëm rrugën e zgjedhjeve, Tiranës i duhet një drejtues. Ogerta mbetet kandidatja jonë!
Home
Politikë

“GJK TË KTHEJË NË ZYRË VELIAJN”/ Rama: Hapëm rrugën e zgjedhjeve, Tiranës i duhet një drejtues. Ogerta mbetet kandidatja jonë!

15 November, 2025 s.autor Politikë

Gjatë takimit me qytetarët e Njësisë numër 3, kryeministri Edi Rama u ndal te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. 

Ai u shpreh se në takime të tilla, duhet të ishte Veliaj që të fliste për buxhetin e kryeqytetit. Ai gjithashtu i bëri thirrje Kushtetuese, e cila anuloi zgjedhjet, të kthejë në detyrë Veliajn. 

“Natyrisht që nuk është normale që unë të jem pjesë e diskutimit për buxhetin e bashkisë. Duhet të ishte kryetari i Bashkisë që të fliste për buxhetin. Ju e dini situatën. Është një situatë për të ardhur keq, por ka shumë gjëra për të ardhur keq dhe përfundimisht nuk ka ç’na vjen keq dhe duhet të shohim përpara. Shumë gjëra thuhen në këtë vend. 

Kur kryetari i Bashkisë u mor nga zyra për t’u mbyllur në qeli pa gjyq, për herë të parë ngrita zërin për një proces të drejtësisë. Cilado qoftë arsyeja ose arsyet pse drejtësia heton kryetarin e Bashkisë, janë të pamjaftueshme për sa kohë kryetari i Bashkisë nuk ka vrarë njeri ose nuk është kapur në flagrancë duke kryer një krim. Drejtësia është e pavarur falë një hapi të jashtëzakonshëm që ka bërë PS për ta pavarësuar drejtësinë në Shqipëri pas 100 e ca kusur vjet kur drejtësia s’ka qenë kurrë e pavarur. Kur u ezauruan të gjitha shkallët, ishte gjëja më normale që të mendohej për njerëzit, e drejta për t’u qeverisur nga të zgjedhurit e tyre. Prandaj ne ndërmorëm hapin tjetër për të mbajtur zgjedhjet. Ishte një hap i lidhur me faktin që kryetari i Bashkisë, në pamundësi për të mos kryer detyrën, që të mos kthehej në një problem më të madh për qytetin, sepse asnjë qytet nuk mund të qeveriset me telekomandë, pavarësisht punës që bën Anuela, qyteti ka nevojë për të zgjedhurin legjitim. Është gjëja më normale. Pavarësisht punës që bëmë, Gjykata Kushtetuese refuzoi mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë, në pamundësi që kryetari i Bashkisë nuk mund të bëjë punën e tij. Është një vendim gjykate, nuk diskutohet që ne të kundërshtojmë. Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese ka bërë politikë, por mendojmë ndryshe. Ata duhet ta kthejnë në zyrë në mënyrë që të normalizohet një situatë që është çdo ditë më e vështirë për kryeqytetin”, tha Rama.

Ai gjithashtu u shpreh se Ogerta Manastirliu do të vazhdojë të jetë kandidatja për Bashkinë e Tiranës kur të vijnë zgjedhjet. 

“Jemi këtu me Ogertën sepse mbetet kandidatja jonë për të drejtuar Tiranën kur të vijnë zgjedhjet”, tha Rama ndër të tjera. 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ E mashtroi dhe i mori 21 mijë euro për dokumente udhëtimi drejt SHBA-së, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
Previous article TRITOLI NË RESTORANTIN NË KAMËZ/ Autori u filmua nga kamerat e sigurisë. Zbardhet dëshmia e pronarëve

s.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT