Në qytetin e Gjirokastrës historia e shembjes së pallateve ka kohë që “gëlon” nga lajmet e përvitshme që raportohen nga mediat.
Që nga viti 2001 e deri ditën e sotme (05.01.2018) banorët e shumë prej pallateve në Gjirokastër janë të indinjuar për ndërtimet e dobëta të kohës së para viteve ’90.
Në një lajm të plotë të publikuar në vitin 2008 shpjegohet se si banorët “mbijetojnë” nga situate, dhe problemet e shumta që përsëriten çdo vit si pasojë e rrëshqitjeve.
Madje përveç kësaj ka patur edhe të arrestuar, kështu të paktën në Gjykatën e Rrethit të Gjirokastrës ekzistojnë dy dosje të inxhinierit gjeolog Thanas Llahanës, dhe inxhinerit Luan Bufi të cilët në 2008 kërkonin ndryshim të masës së arrestit në “ndjekje në gjendje të lirë”.
Bufi dhe Llahana u akuzuan drejtpërdrejtë nga banorët për cilësinë e dobët të projektit, por edhe për “anashkalimin” e situatës.
Ndërkohë në lajmin e mëposhtëm keni shpjegimin e plotë të situatës nga 2001 deri sot.
***
Tragjedia e ndodhur në 10 Nëntor 2008 ne qytetin e Gjirokastres, ku u shemb nje pallat 5- katesh, ishte e paralajmeruar.
“Klan” ne nje kronike te tij plot 7 vite me pare ka ngritur shqetesimin e banoreve te ketij pallati per rrezikun qe i kanoste, pasi vendi ku ishte ndertuar objekti kishte rrezik shkarje.
Gjithashtu edhe cilesia e ndertimit te tij ishte shume e dobet, cka kishte bere qe banoret te ndiheshin te rrezikuar per jeten e tyre.
Kronika e dates 21 prill te vitit 2001 tregon situaten ne te cilen ndodheshin banoret e pallatit te shembur, ku shprehnin friken qe i kanosej, pasi pallati ne fjale ndodhej ne nje zone te rrezikshme. Njera prej tyre deklaronte se:
“Qe kur kemi ardhur ketu vendi ka pasur defekte, ka pasur rreshqitje. Banojme ne katin e peste dhe kemi lageshtire shume te madhe, gjithashtu soleta ka carje. Realisht trembemi te jetojme ne keto shtepi ketu, pasi mund te na bien dhe te na zene brenda bashke me femijet”.
Muaji prill i vitit 2001 ka qene i karakterizuar nga shira te shumta dhe mungesa e bimesise rreth ketij pallati ka bere qe banoret e ketij pallati te ishin shume te shqetesuar per fatin e tyre, pasi nje pjese e vendit ku ishte ndertuar ky objekt te rreshqiste.
Toka mbi te cilin eshte ndertuar ky pallat eshte vleresuar si terren i paqendrueshem.
Enti i Banesave ne Gjirokaster i kishte shperndare hyrjet ne vitin 1996 por banoret nuk i kane gezuar gjate apartamentet e reja.
Cilesia e dobet e punimeve te bera nga firmat ndertuese ka sjelle qe ne fillim shqetesime. Lageshtia sidomos ne katet e siperme dhe te carat e mureve jane te dukshme gjithandej. Periudha gjate te ciles eshte ndertuar ky pallat dhe per me teper me fondet e shtetit, ka bere qe te mos i kushtohej vemendje as cilesise se ndertimit po as kontrolleve nga ana e institucioneve pergjegjese per kete proces.
Por sikur te mos mjaftojne te gjitha keto, banoret u perballen edhe me rreshqitjet e dheut, pasi vendi i zgjedhur per kete ndertim nuk ka qene aspak i pershtatshem. Pikerisht per kete fakt nje tjeter banor deklaronte se “nje shi i madh te bjere dhe pallati mund te rreshqase dhe te shkaktoje nje tragjedi”.
Por ankesat e bera prej tyre nuk moren asnje pergjigje dhe asnje nuk ua vuri veshin banoreve deri sa pallati i ndertuar u shemb me te vertete, pasi ngjitur me te po germohej per ndertimin e nje tjeter pallati te ri. Rrenojat kane zene poshte pervec dy personave te humbur edhe 15 banore te tjere per nxjerrjen e te cileve fillimisht kane ndihmuar banoret e pallateve fqinj dhe te forcave te ushtrise.
Përgatiti: AlpeNews.al


