• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJENERALI I PUTINIT QË KËRCËNON TA KTHEJË UKRAINËN NË SIRI TË DYTË/ Kush është kasapi i Alepos që u nderua për punën e tij
Home
Nderkombetare

GJENERALI I PUTINIT QË KËRCËNON TA KTHEJË UKRAINËN NË SIRI TË DYTË/ Kush është kasapi i Alepos që u nderua për punën e tij

11 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Shtatë javë pas pushtimit rus të Ukrainës, Moska ka emëruar gjeneralin Alexander Dvornikov si komandantin e ri të përgjithshëm. Ky vendim vjen pas rritjes së numrit të viktimave civile, përhapjes së imazheve të katastrofës dhe gabimeve të shumta të llogjistikës dhe ushtarake të forcave ruse, sipas zyrtarëve dhe analistëve perëndimorë.

Gjenerali komandonte qarkun ushtarak jugor të Rusisë, një pozicion që ai e kishte mbajtur më parë si kreu i fushatës ajrore ruse në Siri. Dvornikov ka përvojë të gjerë në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, ku Moska ka deklaruar se do të përqendrojë përpjekjet ushtarake pas dështimit për të pushtuar Kievin dhe periferitë përreth kryeqytetit.

Ka shumë detaje që mbeten të panjohura për liderin ushtarak rus, por përvoja e tij në Ukrainën lindore dhe në Siri janë elementë kyç të përvojës së tij.

Dvornikov ka komanduar trupat në Ukrainën jugore dhe lindore. Ai pritet të zëvëndësojë shefin e shtabit rus Valery Gerasimov, sipas Mark Galeotti, një profesor në Kolegjin Universitar në Londër, i cili studion forcat e armatosura ruse.

Ai e përshkruan Dvornikovin si një nga “artileritë më të rënda” të brezit të tij”.

Dvornikov ishte komandanti i parë rus që ka qenë në krye të luftimeve të dhunshme në Siri, ku forcat ruse kryen bombardime të gjera dhe pa dallim të civilëve sirianë, në lagje dhe spitale, si dhe sulme të shumta ajrore.

Pas tërheqjes së trupave ruse nga Kievi, shërbimet e inteligjencës dhe mbrojtjes perëndimore thanë se Moska po ripërqendron përpjekjet e saj për të pushtuar Ukrainën jugore dhe lindore, zonat ku Dvornikov ishte tashmë në krye, raporton abcnews.al.

Masa vjen në një kohë kur përpjekjet fillestare të Rusisë për të pushtuar Kievin dhe pjesën tjetër të Ukrainës janë përballur me rezistencën e fortë ukrainase, të kombinuara me faktorë të tjerë si dështimet logjistike dhe morali i ulët i ushtarëve rusë.

Ndër pengesat kryesore ishte “mungesa e një komandanti të vetëm të përgjithshëm”, i cili pengoi qartë bashkëpunimin e forcave ruse, sipas një vlerësimi të 9 prillit nga Instituti për Studimet e Luftës.

“Emërimi i Dvornikov si komandant i përgjithshëm ishte shumë i domosdoshëm pasi pothuajse të gjitha përpjekjet kryesore të Rusisë tani e tutje do të jenë në përgjegjësinë e tij,” tha ai.

Galeotti tha se Dvornikov “është një zgjedhje interesante, por jo e papritur”, duke pasur parasysh përvojën e tij në Lindje dhe reputacionin e tij si një komandant novator dhe si dikush i aftë që mund tia dalë më së miri në një situatë të re dhe të panjohur.

“Asnjë emërim i një gjenerali nuk mund të fshijë faktin se Rusia tashmë është përballur me një dështim strategjik në Ukrainë”, tha këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Dvornikov mori drejtimin e forcave ruse gjatë një momenti kritik në luftën siriane. Ishte viti 2015 dhe dukej se Assad mund të mos kishte mundur grupet guerile antiqeveritare që ishin krijuar pas kryengritjes së 2011-ës që çoi në luftën civile. Rusia kishte një bazë detare në Siri para luftës dhe e mbështeti Assadin që nga fillimi. Në fillim të vitit 2015, Moska e ndihmoi Asadin me sulme ajrore kundër qyteteve dhe civilëve sirianë, gjë që ktheu valën e fitores në favor të tij.

Udhëheqësi sirian që atëherë ka rifituar kontrollin e pothuajse të gjithë vendit, pjesa më e madhe e të cilit mbetet e rrënuar nga taktikat e koalicionit të Asadit. Ende nuk dihet se sa njerëz kanë humbur jetën në Siri që nga viti 2011. Vlerësimet variojnë nga 300,000 deri në 600,000. Megjithatë, ka raporte se vetëm bastisjet ruse kanë shkaktuar 25,000 viktima.

“Deri më sot, Rusia nuk e ka pranuar  përgjegjësinë për vdekjen e një civili të vetëm gjatë fushatës”, sipas një raporti të fundit nga organizata joqeveritare Airway.

Shumë nga taktikat ruse në Ukrainë – përdorimi i bombave thërrmuese, bombardimet e pandërprera të zonave civile dhe shënjestrimi i spitaleve  ishin pjesë e metodës së Moskës për luftën në Siri.

Shkalla në të cilën Dvornikov ishte arkitekti i këtyre praktikave mbetet e panjohur. Por gjenerali rus ka punuar në të kaluarën edhe me grupin Wagner,  një ushtri private ruse që ka qenë aktive në Siri që nga viti 2015 dhe që ndodhet edhe në Ukrainë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTOI KUNDËR PUSHTIMIT RUS/ Gazeta gjermane punëson gazetaren
Previous article POLICIA E VLORËS AKSION NË RRUGË/ Mbi 1200 gjoba në një javë, 15 patenta të pezulluara

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore Botë

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT