Ne diten e katërt të permbytjeve ne Shqiperi, duket se situata vijon te mbetet kaotike, duke shpallur keshtu qendjen e alarmit tek banoret nga frika e permbytjeve apo ri permbytjes.
Siç është paralajmërauar qytetetet më të rrezikuara janë Vlora hde Fieri, kjo për shkak të prurjeve më të shumta të lumenjëve. Situata pritet të normalizohet gjatë javës që vjen, edhe pse rreziku mbetet sërish tek Vjosa.
Por ja si paraqitet situate deri në këto moment në vendin tonë:
Fier dhe Vlorë
Jane edhe dy nga qytetet më te rrezikuar momentalisht dhe problematika është se lumi Vjosa ka “pushtuar” disa fshatra të Fierit dhe Vlorës.
Sipas raportimeve më të fundit ka të dhëna se Vjosa ka nisur të tërhiqet, por përsëri prezenca e ujit është shumë e madhe dhe vetëm ditën e nesërme pritet që lumi të kthehet në shtratin e vetë. Zona e Novoselës, në Vlorë dhe të gjithë fshatrat që shtrihen në Jug të Fierit janë të përmbytura.
Në Fier janë përmbytur të paktën 333 banesa, ndërsa rrezikohen 250 të tjera në të gjithë qarkun. Janë evakuuar 70 familje nga Emergjencat Civile, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në total raportohet për 3500 hektarë tokë të përmbytura në Fier.
Situata ka qenë e rëndë edhe në Sarandë, ku një familje me një person të sëmurë u përpoq të kalonte lumin me zetor, dhe me ndihmën e policisë shpëtoi nga rrjedha e lumit.
Në Delvinë një furgon me pasagjerë ka ngelur me rrotat në ajër, teksa rruga është shkëputur.
Po kështu mëngjesin e sotëm nje familje nga Gllave e vogel, Memaliaj ka kërkuar ndihmën e shtetit për të transportuar djalin e sëmurë në spital.
Berat
Në Berat disa familje janë përmbytur, por kjo gjendje nuk ka rrezikuar jetën e banorëve.
Gjirokastër
Kritike situata ka qene edhe në rrethin e Gjirokastrës. Në fshatin Zhulas nga rrëshqitja e dherash është bllokuar rruga, duke izoluar më shumë se 800 banorë. Në Dropull janë shembur tre ura duke sjellë bllokimin e 7 fshatra të kësaj zone.
Korçë
Në qarkun Korçë më problematike ngelet situata në Maliq me disa toka nën ujë, dëmtime të vogla në banesa, ndërsa është rrëzuar një urë që lidh banorët e Liqenasit.
Durrës
Në Shijak, lumi Erzen ka dëmtuar më shumë se 80 banesa dhe janë evakuar 50 familje.
Situata ngelet mjaft e vështirë në Fushë-Krujë. Lumi Zezë është kthyer në shtrat, por ka lënë pas pasoja katastrofike.
Tiranë
Në Tiranë, ende nuk raportohen me problem ndërsa vijohet me rikuperimi e dëmeve në aksin Tiranë-Durrës si dhe dhjetëra familje të vendosura nën ujë në zonën e Valiasit.
Autostada Tiranë-Durrës ishte e para që pati probleme duke paralajmëruar rrezikun e përmbytjeve edhe në vendet e tjera.
Lezhë e Shkodër
Në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës situata është e qetë, si pasojë se kasakadat e Drinit në Koman e Fierzë janë poshtë nivelit kritike dhe digat nuk janë hapur që mund të rrezikojnë këto dy qarqe.
Kukës dhe Dibër
Qarku i Kukësit nuk është prekur nga reshjet e shiut, por dëbora ka arritur disa centimetra. Akset janë deri tani të kalueshme. Në qarkun Dibër nuk raportohen probleme./AlpeNews.al/


