Gazetarja Dorjana Bezat ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, ku ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, ku efektivi Erion Goxharia plagosi me armën e shërbimit Lorenc Kostën.
Shkak i ngjarjes ishte lidhja intime që ky i fundit kishte krijuar me bashkëshorten e efektivit, teksa gazetarja ka zbuluar edhe dëshminë që gruaja ka dhënë pas ngjarjes.
Sipas Bezat, gruaja ka konfirmuar se kanë pasur shpesh shumë konflikte gjatë muajve të fundit pasi Goxhara kishte zbuluar tradhtinë. Gjendja e tij kishte ardhur duke u rënduar, duke kulmuar me plagosjen në zonë ne Komunës së Parisit.
Gazetarja shtoi se në pyetje u mor dhe djali i efektivit, i cili ishte i fundit që e takoi autorin e krimit.
“Ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes. Ka treguar se kishin konflikte prej kohësh me bashkëshortin për shkak të kësaj lidhjeje intime që ajo kishte krijuar me të plagosurin. Ajo tregoi se kishin konflikte prej kohësh dhe gjendja e efektivit kishte ardhur duke u rënduar.
Çifti ka dy fëmijë, një djalë 20-vjeçar dhe një vajzë 15 vjeç. Djali është marrë në pyetje duke qenë se është dhe në moshë madhore, e po ashtu ai është personi i fundit me të cilin autori ka pasur kontakt para se të zhdukej. Djali ka rrëfyer konfliktet e prindërve dhe çfarë bisedoi me të atin kur e takoi pas ngjarjes.”– tha gazetarja.
Raportohet se menjëherë pas ngjarjes polici ka telefonuar djalin e tij duke i kërkuar ta priste tek rrethi i Shkozës, ku pasi kanë marrë një taksi kanë lëvizur drejt zonës së Freskut. Rrugës në taksi, Goxhara ka biseduar në telefon me drejtues policie duke refuzuar të dorëzohet madje duke u shprehur “Më mirë vras vetën se të kalbem në burg”.
Në zonën e “Freskut” ai është dalluar nga disa punonjës policie civil të cilën e kanë ndjekur me vrap por polici i kufirit ka arritur të largohet. Po ashtu, sipas hetimeve rezulton se polici Erjon Goxhara në muajin korrik ka telefonuar inxhinierin Lorenc Kosta duke e kërcënuar me jetë për motive xhelozie.
Ngjarja e rëndë dyshohet se erdhi pas një konflikti për motive të dobëta që punonjësi i policisë së kufirit, Erjon Goxhara kishte me të plagosurin, pasi bashkëshortja e efektivit dyshohet se kishte lidhje intime me të.
Efektivi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Policia njofton se forcat RENEA vijojnë kërkimet për kapjen Goxharës ndërkohë që është vënë në dispozicion dhe një shpërblim prej 10 mijë euro për këdo që jep informacion për vendndodhjen e tij.


