Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë në bregdetin shqiptar, lokali i Mihal Kokedhimës, në Porto Palermo të Himarës, po i nënshtrohet verifikimit të dokumentacionit nëse është korrekt me ligjin ose jo.
Burime për “Balkanweb” bëjne me dije se restoranti “Panorma” ndërtuar buzë detit në Porto Palermo, rezulton të jetë pa leje. Restoranti mund të shembet këto ditë, për shkak të mungesës së dokumentacionit.
Policia dhe autoritetet përkatëse për momentin janë duke shqyrtuar dokumentacionin ligjor të lokalit.
Në një video të publikuar nga “Balkanweb”, shihet tekse Mihal Kokëdhima dhunon disa turistë të huaj spanjollë në jug të vendit. Për ngjarjen, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, duke dënuar dhunën.