• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FYTI I ACARUAR/ Lehtësimi me kurat natyrale në shtëpi
Home
Shëndet

FYTI I ACARUAR/ Lehtësimi me kurat natyrale në shtëpi

8 December, 2021 s.autor Shëndet

Dhimbjet në fyt, acarimi i tij dhe ngacmimet e kollës janë simptomat më të shpeshta që prekin shëndetin. Është koha kur virozat, gripi dhe i ftohti kërcënon hapur organizmin tonë. Problemet nisin me problemet në kapërcimin e ushqimit dhe sidomos kollën dhe teshtimat e njëpasnjëshme që shkaktohen pa pushim për shkak të acarimit të fytit. Por nëse mendoni se mënyra më e shpejtë për të përballuar acarimet e fytit dhe dhimbjet e shkaktuara prej tij është një vizitë në farmaci, zgjidhja është edhe më e shpejtë brenda në shtëpinë tuaj.

Sugjerohet një listë me kura natyrale, përbërësit e të cilave gjenden lehtë në kuzhinën e secilit prej nesh. Mjaftojnë pak minuta në përgatitjen e secilës prej tyre dhe problemet me fytin do të largohen. Është vet natyra që ofron zgjidhje të shumëfishta për çdo problem shëndetësor përfshirë këtu edhe problemet dhe komplikacionet që vijnë nga i ftohti.

Katër kura natyrale për lehtësimin e fytit të acaruar
Limoni

Përdorni një çaj të ngrohtë limoni me mjaltë. Kombinoni lëngun e dy kokrra limoni dhe një lugë gjelle mjaltë në një filxhan çaji me ujë të ngrohtë. Përzjeheni dhe pijeni ngadalë. Përsëriteni këtë 2 deri në 3 herë në ditë.

Uthulla e Mollës
Në një filxhan çaji, hidhni një lugë gjelle me uthull molle, një lugë gjelle lëng limoni dhe një lugë gjelle mjaltë. Shtoni ujë të ngrohtë përzjeheni dhe pijeni ngadalë. Përsëriteni këtë çaj dhe konsumojeni deri tre herë në ditë. Shumë shpejt do të ndjeni lehtësimin e dhimbjeve nga fyti dhe inflamacioni.

Kanella
Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni një lugë gjelle kanellë pluhur dhe një lugë gjelle piper të zi pluhur. Përzjeni solucionin dhe bëni me të gargare. Përdoreni këtë kurë një herë në ditë, për një javë rresht dhe do të jeni tërësisht të shëruar.

Hudhrat
Konsumoni një thelpi hudhër çdo ditë në mënyrë që hudhra të çlirojë në trup përbërësin e fuqishëm të njohur me emrin acilinë. Ajo do të vrasë bakteret që shkaktojnë dhimbjen e fytit. Përdoreni këtë kurë çdo ditë për një javë. Jo vetëm që fyti do të shërohet por organizmi do të përfitojë edhe shumë vlera të tjera shëndetësore./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GREQIA NUK GJEN QETËSI/ Shënohen lëkundje të forta tërmeti. Ja ku ishte epiqendra
Previous article 31 VJET NGA LËVIZJA STUDENTORE/ Sot përkujtohet 8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

s.autor

Postime të ngjashme

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime? Shëndet

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime?

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta Shëndet

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT