• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
31 VJET NGA LËVIZJA STUDENTORE/ Sot përkujtohet 8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
Home
Politikë

31 VJET NGA LËVIZJA STUDENTORE/ Sot përkujtohet 8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 December, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Sot shënohen 31 vjet nga ngjarjet e dhjetorit 1990, që shënjuan për herë të parë tronditjen e regjimit komunist.  Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore ‘90. Të organizuar ata marshuan nga ‘Qyteti Studenti’ drejt  qendrës së Tiranës.

Ata u bënë iniciatorë e kthesës së madhe historike të vendit, duke u ngritur në protesta që sollën rënien e sistemit komunist dhe ardhjen e demokracisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Atë natë të 8 dhjetorit, radhët e tyre ishin shtuar minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur deri në 1000 vetë…

Protestat  do të vazhdonin edhe për dy ditët në vijim deri në datën 11 dhjetor në mbrëmje kur në takim me Ramzi Alinë  u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditët e para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar  mesditën e 20 shkurtit 1991, kur Studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës,  zbarkuan në sheshin Skënderbej, duke rrëzuan përfundimisht diktaturën komuniste dhe duke sjellë për shqiptarët lirinë e  munguar gjatë pothuaj gjysmë shekulli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FYTI I ACARUAR/ Lehtësimi me kurat natyrale në shtëpi
Previous article HOROSKOPI 8 DHJETOR/ "Jeta në çift do shkëlqejë...", mësoni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT