• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FUTI 1 MIJË LEKË MES LETRAVE/ I riu me “Porsche” në Tiranë: Më fal shef, më fal
Home
Aktualitet
Kronikë

FUTI 1 MIJË LEKË MES LETRAVE/ I riu me “Porsche” në Tiranë: Më fal shef, më fal

5 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet për parandalimin e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për evidenimin e ndëshkimin e shkeljejeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Kontrollet intensive janë përqendruar edhe në rrugën e “Arbërit”, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Rrugorët e kryeqytetit kanë organizuar kontrolle të dedikuara në zonat më të frekuentuara, dhe si rezultat i kontrolleve gjatë mbrëmjes së djeshme, në bulevardin “Bajram Curri”, një i ri K.M., 24 vjeç, i cili drejtonte automjetin tip “Porsche”, i ka ofruar lekë punonjësit të Policisë të Qarkullimit Rrugor për të mos bërë testin e alkoolit me drager.

“Kërkohet informacioni i mjetit dhe jo këto që jepni ju, në rregull?” iu drejtua polici, ndërsa i riu në momentin që tentativa dështoi u tërhoq “Më fal shef, më fal”.

Njëkohësisht gjatë kontrolleve, duke përdorur dragerat në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane që lidhen me kryeqytetin, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm, kanë arrestuar në flagrancë 6 shoferë  që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasit:

K.S., 27 vjeç; L.M., 58 vjeç; S.S., 30 vjeç; F.P., 32 vjeç; V.R., 24 vjeç dhe E.Xh., 31 vjeç.  Si dhe u proceduan penalisht për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi 4 persona. Gjithashtu janë pezulluar 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Po si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Policisë Rrugore, janë kapur dy persona të shpallur në kërkim policor, ku në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht për vjedhje dhe lëndë narkotike.

Gjithashtu nga monitorimi me radar në rrugën e “Arbrit”, gjatë ditës së sotme janë pezulluar 5 leje drejtimi dhe janë vendosur 14 masa administrative për shpejtësi, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit.

Po gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative  për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara 6 drejtues mjetesh, 8 drejtues mjetesh për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të automjeteve sportive, 11 për errësim të xhamit parapritës, 79 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, automjete të ndryshme për qëndrim dhe pushim, në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

Policia deklaron se kontrollet do vijojnë intensivisht me radarë, makinën inteligjente, kamera, aparate  fotografikë dhe nga patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOLI KUNDËR BERISHËS/ Deputeti i PD-së tregon se çfarë i ka ndodhur pas deklaratës që bëri
Previous article SKANDALI NË GREQI/ Si u pajis me pasaportë false porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku për t’i shpëtuar ekstradimit

s.autor

Postime të ngjashme

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare Aktualitet

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

RIKTHEHET Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë… Aktualitet

RIKTHEHET Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT