• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOLI KUNDËR BERISHËS/ Deputeti i PD-së tregon se çfarë i ka ndodhur pas deklaratës që bëri
Home
Politikë

DOLI KUNDËR BERISHËS/ Deputeti i PD-së tregon se çfarë i ka ndodhur pas deklaratës që bëri

5 December, 2021 s.autor Politikë

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku ka reaguar lidhur me situatën ku ndodhet PD, ndërsa thekson se ka një përpjekje për krijimin e strukturave paralele.

Çollaku shprehet se ka bindjen se asnjë strukturë paralele nuk mund të rrëzojë struktura legjitime. Çollaku shkruan se është munduar që të mos nxisë konflikt në situatën e krizës së PD-së, por atë personalisht e kanë fyer dhe madje edhe kërcënuar.

Nga Kreshnik Çollaku

Nje sqarim per ata qe nuk kuptojne e ata qe bejne sikur nuk kuptojne.

Nga dt 10 shtator jam perpjekur me te gjitha mundesite per te mos nxitur ndarjen e rende qe po pervijohej ne PD. Per asnje interes politik personal vetem ne bindjen se konflikti e ndarja mes demokrateve te vetmen viktime do te kete vete demokratet.

Jam ballafaquar me dhjetra mesazhe,fyese,shantazhuese,bullizuese. Me eshte kujtuar puna e karriera,duke harruar se une ish studenti i dhjetorit,antari i greves se urise,pedagogu prej 20 vitesh i Universitetit te Tiranes,doktoranti ne marredhenie nderkombetare pervec respektit dhe punes se ndershme paskam borxh jeten per emerimin si diplomat e me tej si zyrtar i larte.

Jam perpjekur te mos nxis konflikt ne situaten e krizes ne PD. Kam bere te qarte qendrimin tim per situaten ne PD.

Kam heshtur e nuk kam fyer askend edhe pse jam vene shpesh perballe fyerjeve qe as do ti kisha imagjinuar.

Eshte nxitur nje reagim viral lidhur me nje status timin,ku nxitesit nuk shohin henen por gishtin qe ua tregon.

Nxitja e viktimizimit mes demokrateve qe kane firmosur ne njeren ane se i paskam cilesuar si serb,eshte thjesht perverse.

Po une besoj se ajo cka po ndodh,eshte perpjekja per te krijuar nje strukture paralele ne PD dhe bindja ime eshte se asnje strukture paralele nuk mund te rrezoje nje strukture legjitime. U kam thene se per tu bere legjitime cdo vullnet i njeres pale duhet bashkuar me palen tjeter edhe si procedure. Kjo ben te vlefshem cdo vullnet e vendimmarje.

Referimi me situaten e strukturave paralele ne Kosove eshte qartesisht si referim per nje situate ku nje vullnet njerezish refuzon te njohe institucionet e zgjedhura.

Kush me njeh e di se ska vend krahasimi me serbet. Ata qe e nxisin kete e dine mire,por cka u duhet eshte mbushja e dites me dike qe duhet lincuar per te fituar buken e perditshme.

Demokratet e dine se kur ka qene koha e nevoja per perballje une kam qene ne krah te tyre dhe kur jeta ka qene ne rrezik,ndryshe nga nxitesit e ketij viktimizimi e kesaj ndarje qe shkruanin statuse nga holli i Rognerit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA DIETA TEK LARJA/ Çfarë bëjnë gocat që kanë super flokë
Previous article FUTI 1 MIJË LEKË MES LETRAVE/ I riu me “Porsche” në Tiranë: Më fal shef, më fal

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se… Politikë

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT