Një qytetare është përplasur me një person i cili tenton të vjedhë një supermarket duke i kërkuar paratë arkëtares. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin në lindje të Londrës, kur një grua ishte në radhë për të paguar produktet që kishte marrë në supermarket, teksa afrohet një person i maskuar dhe i armatosur.
Nën kërcënimin e armës ai i kërkon arkëtares t’i dorëzojë paratë. Por në këtë moment, klientja që po priste radhën iu vërsul të grabitësit i cili tentoi të marrë paratë, duke bërë që ai të largohet duarthatë, shkruan Daily Mail.
Ndërkaq, policia britanike ka publikuar pamjet e tentativës së grabitjes edhe pse nuk ka vendosur ende në pranga autorin e ngjarjes.


