• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FUSHATA/ Kryebashkiakja Sako me gra dhe vajza të Durrësit të Ri: Ja projektet e reja që kemi për këtë zonë
Home
Politikë

FUSHATA/ Kryebashkiakja Sako me gra dhe vajza të Durrësit të Ri: Ja projektet e reja që kemi për këtë zonë

28 April, 2023 s.autor Politikë

Kryebashkiakja Emiriana Sako, njëkohësisht edhe kandidate e Partisë Socialiste për bashkinë e Durrësit, në takimin me gra dhe vajza të Durrësit të Ri ka garantuar ato se zona ku ata jetojnë ka vëmendjen maksimale dhe projektet që janë bërë dhe ato që do zhvillohen do ta bëjë atë një zonë që nuk ka asnjë ndryshim nga pjesa tjetër e qytetit. Në këtë takim kryebashkiakja Sako shoqërohej nga deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu, e cila duke prezantuar kryebashkiaken Emiriana Sako tha se: “ju e njihni dhe unë nuk kam cfarë them më shumë për Anin, se për të flet puna vetë. Ju jeni dëshmitarë të transformimit që ka pësuar qyteti dhe çfarë është në gjendje të bëjë ajo për të gjithë ne”.

Nga ana e saj, kryetarja Emiriana Sako ëshët shprehur se: “në këto 3 vjet kemi mbyllur një mandat të vështirë, pasi fillimisht Durrësi u godit nga tërmeti dhe më pas pandemia. Gjithsesi, ne ia dolëm që nëpërmjet programit të rindërtimit të ndërtojmë nga e para 744 shtëpi të vogla dhe apartamente, së bashku edhe me 19 godina të reja arsimore”.

Kryebashkiakja Sako shtoi se që në vitin 2021 janë prezantuar projekte mjaft të rëndësishme, jo vetëm për Durrësin, por edhe më gjerë, sic është ai marinës së portit. “Ky projekt do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm ekonomik për të gjithë vendin tonë, madje edhe për rajonin e Ballkanit”, – tha kandidatja e PS Emiriana Sako. Në këtë kontekst Sako iu ka bërë thirrje grave dhe vajzave që kërkojnë mundësi të reja punësimi që të bëhen pjesë e kërkesave gjithnjë e në rritje të sektorit privat, pasi po hapen variante të shumta punësimi në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Kryebashkiakja Sako ka theksuar duke iu referuar zonës ku është zhvilluar takimi se: “të jeni të bindur se unë nuk bëj dallim se nga vijnë banorët që jetojnë këtu, qofshin nga veriu apo jugu i vendit, për mua janë të gjithë njëlloj, jeni komunitet që shërben si vlerë e shtuar për qytetin tonë, prandaj vullneti dhe dëshira ime është që t’ju shërbej njësoj të gjithë banorëve të Durrësit”.

Gjatë këtij viti në këtë zonë janë ndërtuar tre rrugë të reja, ndërkohë që janë duke u mbyllur rrugët “Azem Hajdari” dhe “Vala e detit”. Bashkia ka projekte për rikonstruksionin e rrugëve të tjera në këtë zonë, për të cilat kryebashkiakja Sako tha se i kemi planifikuar me pistë bicikletash dhe ndriçim, ndërkohë që në pjesë të rëndësishme të punës është planifikuar edhe për pastrimin e kanalizimeve të zonës. Një projekt tjetër është edhe ai për rikonstruksionin e shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”, ndërtimin e një qendre të re shëndetësore dhe një kopsht i ri për fëmijët.

Edhe për projektet sociale bashkia ka menduar që nëpërmjet programit të kredive të buta, të ndihmohen familjet e varfra dhe çiftet e reja për strehim, duke u bërë pjesë e programit për të përfituar strehim social në pallatet që pritet të ndërtohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E REJA/ Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit, Baxheri i strehoi autorët në Nivicë të Himarës
Previous article EKZEKUTOI ARDIAN NIKULAJN/ PAMJE nga kulla e Edmond Haxhisë ku ishte strehuar portugezi vrasës

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT