• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit, Baxheri i strehoi autorët në Nivicë të Himarës
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit, Baxheri i strehoi autorët në Nivicë të Himarës

28 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sofokli Baxheri, 28-vjeçari që është arrestuar për zhdukjen e dy 46-vjeçarëve Leonard Thodhori alias “Koçolja” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi punonte si agjent për shit-blerje pronash. Gazetari Elton Qyno shkruan për “Ora News” se Baxheri ka një aktivitet tregtar në Sarandë, që meret kryesisht me blerjen, dhënien me qëra dhe shitjen e pronave të paluajtshme.

Duke qenë në këtë pozicion, Baxheri ka gjetur një shtëpi me qira në fshatin Nivicë të Himarës, aty ku më pas është gjendur dhe makina tip “Benz-Mercedez”, me të cilën dyshohet se janë rrëmbyer në Sarandë Thodhori dhe Sulovari.

Qyno shton se ka qenë vetë Baxheri ai që ka çuar personat në ambientet e shtëpisë në Nivicë dhe më pas është larguar. Ai ka dhënë një dëshmi kontradiktore përballë grupit të hetimit, duke u shprehur se shtëpinë ia kishte dhënë me qira një personi që jetonte jashtë shtetit. Mes tyre rezulton se nuk është kryer asnjë akt-noterial, pasi sipas tij gjithçka është kryer në mënyrë verbale.

Për rrjedhojë, policia dhe prokuroria e Sarandës, janë të bindur që pikërisht në këtë shtëpi, kanë qëndruar anëtarët e grupit kriminal që kanë kryer vrasjen e dy personave dhe vendosjen e tritolit në banesën e ndërtuesit Afëz Kulla, ngjarje kjo e ndodhur në 5 Dhjetor 2022 në Sarandë.

Dyshimet kryesore janë se Koçolja dhe Sulovari janë vrarë e groposur në fshatin Vrinë. Thodhori ka shitur një tokë tek persona me precedentë penalë dhe pas kësaj mes tyre ka lindur mosmarrëveshje lidhur me pronësinë dhe pagesat. Kështu që Thodhori rezulton të jetë thirrur në mirëbesim në qytetin e Sarandës për të kontaktuar me persona me të cilët ka kryer marrëveshjen por që nuk banojnë në qytet. Konflikti mendohet të ketë agravuar edhe më tej, ç’ka ka futur në funksion planin e rrëmbimit të tij. Për këtë mund të jenë përdorur si karrem duke shfrytëzuar njohjen dhe mirëbesimin, persona që kanë arritur ta marrin pa forcë Thodhorin dhe shokun e tij Sulovari në automjetin “Mercedes-Benz” në orët e para të 7 prillit. Pasi janë futur në automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur. Tashmë policia është vënë në kërkim të trupave.

Kush janë dy personat e zhdukur?

1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DIL TË KALOJNË NITA DHE KRISTI"/ Efi në mision, Luizi e mbështet dhe i ofron Qetsorit 4500 euro...
Previous article FUSHATA/ Kryebashkiakja Sako me gra dhe vajza të Durrësit të Ri: Ja projektet e reja që kemi për këtë zonë

s.autor

Postime të ngjashme

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave” Aktualitet

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT