• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FUQIZOJMË KAPACITETET NJERËZORE”/ Manastirliu me ekipin e mjekëve italianë dhe shqiptarë: 400 pacientë u shpëtuan në terapinë intensive në Infektiv
Home
Sociale

“FUQIZOJMË KAPACITETET NJERËZORE”/ Manastirliu me ekipin e mjekëve italianë dhe shqiptarë: 400 pacientë u shpëtuan në terapinë intensive në Infektiv

10 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me ekipin e mjekëve dhe infermierëvë italianë të ardhur para disa ditësh për të ndihmuar vendin në përballimin e situatës së krijuar nga përhapja e Covid-19, duke vlerësuar shkëmbimin e eksperiencave.

“Një punë e madhe po bëhet në territor përsa i përket kontrollit dhe testimit në mënyrë që të këputet zinxhiri i infeksionit. Por paralelisht ne jemi në përgatitje e sipër, dhe pjesë e kësaj përgatitje është dhe fuqizimi i ekipeve tona mjekësore, jo vetëm në strukturat tona spitalore universitare të dedikuara për të trajtuar COVID 19, por gjithashtu dhe në spitalet rajonale ku ne tashmë prej fillimit i kemi përfshirë në vlerësimin për të trajtuar rastet e të sëmurëve apo të pacientëve me Covid-19, pasi të ezaurohen kapacitetet të cilat ne i kemi dedikuar sipas skenarëve tanë dhe sipas flukseve të pacientëve, sipas atyre projeksioneve të vlerësuar nga Instituti i Shëndetit Publik”, tha ministrja Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë vlerësoi punën e madhe të ekipeve mjekësore në spitalet COVID 1 dhe COVID 2.

“Deri tani situata është përballuar me sukses, falë gjithë përpjekjes heroike të mjekëve dhe infermiereve në spitalet tona Covid 1 dhe Covid 2, po gjithashtu dhe gjithë investimeve që janë kryer gjatë gjithë kësaj periudhe për asistencën e mirëfilltë për pacientët me Covid-19. Vetëm në spitalin Infektiv, janë trajtuar rreth 800 pacientë deri më sot ku 400 prej tyre, pra 50% prej tyre kanë patur nevojë për kujdes respirator, kush për një suport oksigjeni, kush është trajtuar nëpërmjet metodave të ventilimit, ia kanë dalë me sukses, falë punës heroike të mjekëve”, tha Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me spitalet, po vijon trajnimin e stafeve mjekësore që do të formojnë skuadrat rezervë për përballimin e COVID19 edhe me hapjen e strukturave të tjera spitalore, sipas skenarëve, për përballimin e situatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR MES DY PERSONAVE NË POGRADEC/ Plagosen në kokë e këmbë me mjete të mprehta
Previous article INSPEKTON PUNIMET E RRUGËS KARDHIQ-DELVINË/ Rama poston pamjet nga “Benzi” me këngën e Michael Jackson (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT