• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FUN RUN”/ Veliaj ndan çmimet: Aktiviteti më i madh sportiv i zhvilluar në Shqipëri
Home
Sociale

“FUN RUN”/ Veliaj ndan çmimet: Aktiviteti më i madh sportiv i zhvilluar në Shqipëri

12 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në edicionin e saj të katërt, Maratona e Tiranës erdhi me një hapësirë speciale për të rinjtë e qytetit me kategorinë “Fun Run”. Qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare të Tiranës vrapuan në Bulevardin kryesor të qytetit, duke i paraprirë Maratonës që zhvillohet nesër në orën 9.00. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndau çmimet për fituesit e kësaj gare, Zhuljeta Çejku dhe Edi Devole, ndërsa u kërkoi të rinjve që të kontribuojnë për mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv të zhvilluar në Shqipëri.

“Dua shumë që Tirana të jetë nesër një kartolinë e një Shqipërie europiane, e një Shqipërie të pastër, me njerëz të sjellshëm, mikpritëse, e një Tirane që është e hapur për të gjithë turistët, duke qenë se do të kemi garues nga mbi 45 shtete të botës. Dua që të na ndihmoni duke shpërndarë ujin, të ndihmoni turistët e huaj për t’i treguar ku janë destinacionet në Tiranë, të ndihmoni dikë që do kalojë fundjavën në Tiranë, duke i dhënë ide sesi mund të shpenzojë sa më shumë kohë, por edhe të vizitojë sa më shumë gjëra”, tha Veliaj.

Pasi tërhoqi edhe numrin e tij personal për garën e nesërme, kryebashkiaku ftoi qytetarët që të vrapojnë për një kauzë të rëndësishme për shoqërinë. “Nesër vrapojmë për një kauzë. Kam parë njerëz që kanë kauza nga më të ndryshmet. Disa do vrapojnë për të mbjellë më shumë pemë, disa do vrapojnë për speciet në zhdukje, disa të tjerë do të vrapojnë për ekologjinë e për më shumë pastrim, disa të tjerë do të vrapojnë për të ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë me sindromën down apo të spektrit autik”, tha Veliaj, ndërsa shtoi se ai personalisht ka zgjedhur si kauzë ndihmën për rindërtimin e të gjitha shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

“Unë do të vrapoj për të ndihmuar në rindërtimin e gjitha shtëpive që u prishën nga tërmeti në zonat e fshatit. Kemi shumë raste në Krrabë, në Petrelë, në Vaqarr, në Farkë, në Kashar, në Ndroq, në Pezë, që kanë nevojë për ndihmën tonë. Unë e di që jo të gjithë jeni ndërtues, jo të gjithë jeni muratorë, jo të gjithë dini të punoni me tulla dhe me llaç, po secili prej jush, nëse ka një shok ose një shoqe klase, që vjen nga një komunitet, ose që i është dëmtuar shtëpia e vet, do të doja shumë që edhe ju të jepni një ndihmë; mund t’i ndihmoni me rroba, me ushqime, me lodra, me batanije. Jam i bindur se kur Tirana mobilizohet si sot, të gjithë ia dalim. Siç rrëzohemi kur bie tërmeti, ashtu edhe ngrihemi në këmbë me kauza të tilla fantastike”, tha ai.

“Sot kemi thyer një rekord: Ishte hera e parë që çdo shkollë e Tiranë, jo vetëm e Tiranës qytet, por edhe Tiranës fshat, ka dalë për vrap, dhe jo për një vrap ku detyrimisht synojmë vetëm medalje, çmime apo certifikata, por mbi të gjitha synojmë një qytet me jetë të shëndetshme, ku ne ecim, ku vrapojmë, ku kemi një stil jetese që përputhet me ëndrrat tona dhe me vizionin për të pasur qytetin më të shëndetshëm, më sportiv, edhe më të mirë, edhe më të bukur në Shqipëri”, deklaroi Veliaj.

Kjo garë, e cila filloi në sheshin “Nënë Tereza”, përshkoi një segment me gjatësi simbolike prej 2 km, i cili përfundoi në sheshin “Skënderbej”. Për fituesit e tre vendeve të para femër dhe mashkull kishte edhe një shpërblim simbolik, por më shumë se kaq, kjo garë është vlerësuar edhe si një mënyrë e mirë për t’i nxitur të rinjtë të angazhohen me sport dhe të fillojnë të përgatiten për të konkurruar pas disa vitesh në Maratonën e Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENTI I FRANCËS "FRIKËSON" ME PARALAJMËRIMIN E TIJ/ Macron: kjo mund të çojë në ringjalljen e ISIS
Previous article "MARATONA E TIRANËS 4" NIS ME FËMIJËT/ Shpallen fituesit e kategorisë ‘Fun Run’

F.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT