• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIDENTI I FRANCËS “FRIKËSON” ME PARALAJMËRIMIN E TIJ/ Macron: kjo mund të çojë në ringjalljen e ISIS
Home
Nderkombetare

PRESIDENTI I FRANCËS “FRIKËSON” ME PARALAJMËRIMIN E TIJ/ Macron: kjo mund të çojë në ringjalljen e ISIS

12 October, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka ripërsëritur thirrjen e tij ndaj Turqisë, që të ndalë ofensivën ushtarake në Siri, duke paralajmëruar se kjo mund të çojë në ringjalljen e aktivitetit të grupit militant, Shteti Islamik (IS).

Macron i bëri këto deklarata gjatë një bisede telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, njoftoi Zyra e presidentit të Francës sot.

Marron theksoi se “mbi të gjitha duhet të shmangim çdo ringjallje të IS-it në rajon” dhe të vazhdohet mbështetja për forcat kurde, të cilat ndihmuan koalicionin ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja, që të rimerret territori sirian dhe iranian, që ishte nën kontrollin e IS-it.

Megjithatë, në këtë deklaratë nuk përmendet nëse Macroni ka bërë thirrje që forcat ushtarake amerikane të ndërhyjnë.

Vendimi i Trumpit për të tërhequr trupat nga rajoni i hapi rrugë ofensivës së Turqisë që nisi këtë javë kundër kurdëve në verilindje të Sirisë.

Ofensiva turke sot hyri në ditën e katërt. Agjencitë e lajmeve turke, njoftuan se forcat e opozitës siriane, që mbështeten nga Ankaraja, kanë arritur në një autostradë strategjike në verilindje të Sirisë, që gjendet rreth 30 kilometra në jug të kufirit turk.

Turqia ka thënë se ka për qëllim që të zmbraps Njësitet kurde për Mbrojtjen e Popullit (YPG), që i konsideron terrorist, për shkak të lidhjeve të tyre me kryengritësit kurdë brenda territorit të Turqisë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se vendi i tij nuk do të ndalet derisa YPG-ja të tërhiqet 32 kilometra nga kufiri./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLLOKOHET KY AKS RRUGOR PËR NJË JAVË/ Policia tregon shkakun për të gjithë drejtuesit e automjeteve
Previous article "FUN RUN"/ Veliaj ndan çmimet: Aktiviteti më i madh sportiv i zhvilluar në Shqipëri

k.autor

Postime të ngjashme

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi Botë

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s Botë

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT