Në pranga ka rënë Blerim Toca, i shpallur në kërkim nga dhe i dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Santa Maria në Itali, për veprën penale “Marrëdhënie me dhunë me të mitur.”
Toca i kërkuar nga Interpoli dhe TIMS, me origjinë nga Dibra, ka qëndruar i fshehur për 10 vjet në Shijak.
Ndaj tij së shpejti do të nisin procedurat e ekstradimit drejt shtetit italian, ku edhe do të vuajë dënimin.


