Lajme të mira kane qenë ato te ditëve të fundit teksa disa prej vendeve europiane i kanë dhene Shqipërisë dritën jeshile për udhëtimet, shkruan AlpeNews.al
Në këtë menyre, sipas njoftimeve të shteteve perkatëse, shqiptaret mund të udhetojne pa qenë nevoja e tamponit apo kerkesave për vaksinim.
Disa prej tyre kanë si kriter vetëm maskën dhe sigurisht, biletën!
Ju sjellim të renditura të gjitha shtetet që kane hapur dyert për Shqipërinë si dhe rregulloret e udhetimit të secilës.
Austria
“Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.
1) Asnjë kriter testi
2) Asnjë kriter vaksine
3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë.
Danimarka
Danimarka, nga 25 Qershori 2021, heq kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike. Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë, mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose çertifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA.
Zvicra
Nga sot, 26 Qershor 2021, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Zvicër.
Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Greqia
Udhëtimet drejt Greqisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, janë sërish të lejueshme.
Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:
Gjermania
Edhe Gjermania ka vendosur të heqë kufizimet e hyrjes së udhëtarëve shqiptarë në territorin e saj.
Por, kalimi bëhet vetëm duke plotësuar një prej tre kushteve.
Të cilat janë: test për COVID-19, dëshmi që udhëtari e ka kaluar sëmundjen apo është vaksinuar me një nga vaksinat e njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Hollanda
Franca
Franca, nga 25 Qershori 2021, zbut kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike në këtë vend. Edhe te pavaksinuarit mund të udhëtojnë, mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit ose test antigen.
Franca e kaloi Shqipërinë në listën jeshile të vendeve me rrezik shumë të ulët infektimi.
Belgjika
“Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Belgjikë. As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska. Ju urojmë shëndet të gjitha familjeve që bashkohen”, njofton TIA.


