• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Frika nga Vetingu, gjyqtarët bum kërkesash për dalje në pension
Home
Aktualitet
Drejtësi

Frika nga Vetingu, gjyqtarët bum kërkesash për dalje në pension

26 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Nëse deri para miratimit dhe nisjes së zbatimit të ligjit të Vetingut, gjyqtarët e të gjithave niveleve, lëviznin çdo gur dhe shfrytëzonin çdo hapësirë, për të qëndruar në detyrë pavarësisht mbushjes së moshës për dalje në pension, kohët e fundit, po ndodh e kundërta, ku gjyqtarët po nxitojnë të dalin në pension, në disa raste edhe pa mbushur plotësisht moshën.

Teksa organet e Vetingut, hetuesit e SHBA-BE dhe institucionet e tjera ndihmëse kanë nisur një verifikim të trefishtë për 68 prokurorë dhe gjyqtarë, për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësisë profesionale, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ka një bum kërkesash nga ana e gjyqtarëve për të dalë në pension. Lëvizja vjen edhe në një kohë kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e shoqatave të gjyqtarëve për të hedhur poshtë kufizimin kohor, parashikuar në ligjin e Vetingut, brenda të cilit gjyqtarët mund të jepnin dorëheqjen për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut. Ky afat ka skaduar, ndërsa vetëm 10 gjyqtarë e shfrytëzuan, duke dhënë dorëheqjen.

Ndërkaq, vetëm gjatë mbledhjes së fundit, të datës 17 nëntor të këtij viti, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka miratuar daljen në pension të gjyqtarëve Myriban Mullaj dhe Gjinovefa Gaba, ndërsa ka shtyrë daljen në pension të inspektores Dashuri Gjunkshi. Në mbledhjen e parafundit, KLD miratoi daljen në pension të gjyqtarit Granit Qypi. Sipas burimeve, në KLD janë depozituar një listë me kërkesa për dalje në pension, ndër të cilat edhe kërkesat e Arjana Liços gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Fiqerete Mullajt gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Nazmie Pengilit gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë etj.

Dy standardet

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në korrik të këtij viti, ka rrëzuar me shumicë votash daljen në pension të këtyre dhe të tjerëve gjyqtarëve, me argumentin se nuk kishte bazë ligjore. Në korrik të 2017, anëtarët e KLD Xhezair Zaganjori, Artan Broci, Ridvan Hado, Neritan Cena, Gerd Hoxha, Brunilda Kadi dhe Eneida Civici kanë votuar kundra daljes në pension të gjyqtarëve. Gjashtë muaj më vonë, po me këtë legjislacion, KLD vendos daljen me urgjencë në pension të disa gjyqtarëve, ndërsa shumë të tjerë, të bllokuar po nga KLD, pritet të dalin në pension në javët dhe muajt në vijim. Në mbledhjen e datës 17 nëntor të këtij viti, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Ilir Meta, Etilda Gjonaj, Xhezair Zaganjori, Artan Broci, Gjin Gjoni, Gerd Hoxha, Eneida Civici, Brunilda Kadi, Ridvan Hado, Petrit Çomo dhe Neritan Cena kanë votuar pro daljes në pension të gjyqtarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rrëfimet e Natalie Portman rreth ngacmimeve seksuale
Previous article Brenda mureve të shtëpive publike/ Fotot që tronditën botën

Redaktor2

Postime të ngjashme

BEQAJ I DREJTOHET GJYKATËS SË LARTË/ Ish-ministri kërkon heqjen e masës ‘arrest në burg’, ofron garanci pasurore për lirimin e tij Aktualitet

BEQAJ I DREJTOHET GJYKATËS SË LARTË/ Ish-ministri kërkon heqjen e masës ‘arrest në burg’, ofron garanci pasurore për lirimin e tij

STUHI EKSTREME NË BALLKAN/ Alarm maksimal, Shqipëria në nivel rreziku 1. Kosova nivelin më të lartë, 3 Aktualitet

STUHI EKSTREME NË BALLKAN/ Alarm maksimal, Shqipëria në nivel rreziku 1. Kosova nivelin më të lartë, 3

GJYKATA E LARTË SHPALL KANDIDATËT E PARË PËR KLGJ/ Përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve Aktualitet

GJYKATA E LARTË SHPALL KANDIDATËT E PARË PËR KLGJ/ Përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT